Rrjedh gazi asfiksohet punetori
Incidenti i rende ka ndodhur ne oret e mbremjes se te dieles ne Mbrostar Ura ne qytetin e Fierit kur dy personat kane qene duke rregulluar sistemin e gazit ne nje depozite te madhe brenda nje pike shperndarjeje.
Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes Sajmir Resuli pronar i pikes se gazit dhe Dule Alliu punetor ishin duke mbushur depoziten me gaz nje pune qe e kryenin cdo dy dite. Ka qene nje rryme krejt e papritur ajo qe i ka asfiksuar duke i bere qe te mos i rezistojne dot helmimit nga gazi. Aty nuk ka pasur deshmitar okular pasi te vetmit qe jane gjetur perballe shperthimit te gazit kane qene Resuli dhe Alliu. Nga hetimet e para te grupit hetimor dyshohet se ka qene pikerisht rrjedhja e gazit ne menyre te menjehershme dhe te papritur ajo qe i ka marre jeten nje shtetasi dhe ka
rrezikuar nje tjeter. Burimet policore bejne me dije se sapo kane pare gjendjen e dy personave disa kalimtare te rastit kane bere te mundur shoqerimin e tyre per ne spitalin rajonal te Fierit. Mesohet se Alliu 50-vjecar ka humbur jeten para se te mberrinte ne spital. Nderkohe e rende paraqitet tashme edhe gjendja shendetesore e 40-vjecarit Resulaj. Pas ngjarjes policia e Fierit ka mberritur ne vend ku ka ngritur edhe nje grup hetimi i cili do te merret me shkaqet e verteta qe cuan ne kete incident fatal. Mesohet se kjo pike gazi furnizonte me shumice pika te tjera shitjeje ne qytet prej me shume se 8 vjetesh por nuk kishte ndodhur me pare ndonje ngjarje e tille. Nderkohe qe Dule Alliu kishte rreth 5 vjet qe punonte aty. Sipas burimeve mesohet se ai merrej me mbushjen e depozitave por edhe me furnizimin e autoboteve qe paraqiteshin per te blere. Pritet qe diten e sotme nje tjeter grup nga autoritetet lokale te nise punen per te kontrolluar sigurine teknike ne kete pike shperndarjeje e cila i mori jeten babait te dy femijeve ndersa rrezikoi edhe jeten e vete pronarit te pikes. Ne piken e gazit po qendrojne patrulla policore te cilat kane sekuestruar edhe blloqet e hyrje-daljeve te gazit si dhe po keqyret nga eksperte depozita qe solli rrjedhjen e gazit.