E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aktori Paolo Seganti nje liber per shqiptaret

/ /

Kete aktori dhe shkrimtari i njohur italian Paolo Seganti e kishte kuptuar vite me pare qysh se kishte njohur nje emigrant nga Shkodra e me tej kur shkeli ne Shqiperi dhe takoi njerez qe ai nuk i njihte por iu bene te dashur. Ashtu sic premtoi ne viziten e tij ne Tirane dy vjet me pare Paolo Seganti e shkroi librin dedikuar emigrantit shqiptar Nikolin Gjeloshi. Niko Nikolin Gjeloshi qytetar i botes NIKO Nikolin Gjeloshi cittadino del mondo titullohet libri i cili i prezantohet keto dite para publikut shqiptar dhe atij italian. Nje histori e ngjashme me shume te tjera e qe nuk mund te jete vetem e Nikos por e gjithe atyre emigranteve qe padrejtesisht jane markuar me lloj-lloj epitetesh nga edicionet e lajmeve te vendeve fqinje apo edhe me larg.
Nje vizite
dy vjet me pare
Ne Itali eshte i njohur si aktor shkrimtar dikur edhe model. Por nuk eshte i panjohur edhe per shqiptaret. E kane ndjekur ne disa seriale televizive si Bija e Elizes Ultimo Stinet e zemres Nje caj me Mussolinin por ka realizuar role edhe me te rendesishme se kaq. Ne tetor te 2008-es me ftesen e mikut te tij shqiptar por me se shumti me deshiren e tij Paolo Seganti erdhi ne Shqiperi ne nje vizite te shkurter. Vizitoi Tiranen por edhe Shkodren. Aso kohe ishte ne fazat e kerkimit. Po shkruante librin te cilin deshironte ta kthente edhe ne nje skenar filmi per Nikolin Gjeloshin shkodranin qe vite me pare u largua si klandestin nga Shqiperia per te gjetur endrren e tij ne vendin fqinj. Sot eshte konsulent teknik ne nje firme italiane dhe i pari sipermarres ne rajonin e Toskanes. Atehere Seganti do te thoshte se ky eshte imazhi i vertete i Shqiperise dhe jo ai qe ofrojne televizionet. Njohja e tij me shqiptarin ishte shume e vecante. Kishte ne duar nje skenar filmi bazuar mbi romanin Arrati nga Hungaria te cilin Seganti e kishte bazuar ne historine e familjes se tij. I ati kishte bere 9 muaj burg ne Hungari i akuzuar per kalim klandestin te politikaneve italiane drejt Hungarise. Kur takova Nikolinin me beri pershtypje theksi i tij i pershtatshem per te bere rolin e nje hungarezi mik i tim eti. Ia dhashe atij skenarin me te cilin dua te realizoj nje serial televiziv dhe aty nisi kjo lidhje. Me tregoi dicka per jeten e vet qe eshte e ngjashme me ate te shume shqiptareve te tjere qe kane lene vendin. Mu duk interesante dhe kerkova te dija me shume. Menjehere mendova realizimin e nje serie televizive tregon Seganti ne tetor te 2008-es. Sa here qe vija ne Itali e vetmja gje qe degjoja per shqiptaret permes televizionit ishin vrasje klandestine burgje Ne menyre te pandergjegjshme ne koken time shqiptar do te thoshte rrezik. Kur takova Nikon dhe familjen e tij pashe qe ishin njerez te mrekullueshem. Ndryshova perceptimin tim per Shqiperine dhe jam ketu. Ne njefare menyre po e shkruaj kete liber sepse dua qe te vendoset drejtesia. Sepse jam i sigurt qe shumica e shqiptareve jane si ai si edhe italianet qe duan te punojne te jetojne ne paqe....
Historia e shqiptarit
Historia nis nga femijeria dhe adoleshenca e jetuar nen nje regjim diktatorial e pastaj rinia me deshiren per tu arratisur nga realiteti rrethues. Pasi ka kaluar detin pas shume tentativash te deshtuara protagonisti i ketij libri nis nje rruge ne ngjitje per te ndertuar nje jete te denje. Libri nuk i dedikohet vetem nje njeriu por te gjithe atyre emigranteve qe gjejne veten tek ai. Per protagonistin ate realin i cili quhet Nikolin Gjeloshi rruga nuk ka qene e thjeshte por ia ka arritur. Ai eshte pronari i nje ndermarrjeje te njohur ne Itali EDILALBO prej vitit 1997. Ne vitin 1996 Nikolini ai i huaji vendosi te hape nje ndermarrje per llogarine e tij. Fillimisht Kuestura e Firences nuk pranoi ti jepte lejen e qendrimit nga i punesuar ne pune te pavarur me pretekstin e mungeses se lidhjeve reciproke me vendin e origjines. Pas shume perpjekjesh me ndihmen e Ambasades shqiptare ne Itali dhe disa institucioneve te tjera italiane ai arriti qellimin e tij duke u hapur rrugen edhe shume emigranteve te tjere qe deshironin te beheshin sipermarres. Per te ashtu si edhe per shumicen e te huajve ne Itali shkolla e biznesit eshte mesuar permes punes dhe te gjitha veshtiresite me gjuhen marredheniet administrative sipermarresit vendes etj kane kaluar permes nje pune te perditshme. Sipas vete Nikolinit per te fituar kulturen e duhur sipermarrese dhe per te kuptuar mekanizmin e gjerave duhen te pakten 10 vite pune.

Prezantimi

Libri Niko Nikolin Gjeloshi qytetar i botes NIKO Nikolin Gjeloshi cittadino del mondo shkruar nga aktori dhe shkrimtari italian Paolo Seganti botuar nga Edilalbo Edizioni do te prezantohet ne Firence ne daten 15 shkurt ne Palazzo Vecchio me rastin e 10-vjetorit te binjakezimit te Firences me Tiranen. Do te marrin pjese ambasadori shqiptar ne Itali Llesh Kola drejtues te pushtetit lokal shkrimtare e studiues qe do te flasin rreth librit. Ky liber del ne qarkullim pas disa vite pune te autorit. Per te ndertuar skenat e sakta te ngjarjeve Seganti ka vizituar Shqiperine ne tetor te vitit 2008 ku vizitoi Tiranen dhe Shkodren vendlindjen e personazhit te librit te tij Niko Gjeloshi.

Nga libri

Ne fund te mijevjecarit te dyte nje djale i zoti le vendin e ashper te shqiponjave per te lundruar drejt mireqenies qe imagjinon pertej Adriatikut te gjelber. Historia e Nikos eshte historia e kohes sone qe pasqyron nje fat individual dhe kolektiv pa stoli dhe retorike.. Ndershmeri dhe urtesi shprese dhe zhgenjim gezim dhe dhimbje deshire per tu afirmuar.. jete e vertete e mbushur me dite te veshtira plagosur nga malli per token e vet dhe gjerat e dashura qe ushqejne gjithnje e me shume deshiren e tij per tia dale mbane...

ALMA MILE

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›