E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prudentino sekuestro pronave te djalit

/ /

Me date 21 janar 2011 pas hetimeve paraprake bazuar ne ligjin Antimafia Prokuroria e Krimeve te Renda i eshte drejtuar gjykates kompetente me nje kerkese per sekuestrimin e tri kompanive. Bet Plus Casino Italia dhe Betting System Albania jane tri kompanite per te cilat Prokuroria ka kerkuar nxjerrjen e urdhrit te sekuestrimit nga gjykata. Prokuroria ka kerkuar qe sekuestrimi i tri kompanive te behet ne kuader te hetimeve paraprake qe jane duke u zhvilluar per vepren penale te pastrimit te produkteve te vepres penale. Sipas organit te akuzes tri kompanite ne fjale kane pasur si bashkepronar Angelo Prudentinon djali i shtetasit Albino Prudentino i akuzuar per aktivitet mafioz ne Itali i ekstraduar tashme ne kete shtet pas arrestimit ne qytetin e Vlores. Pikerisht dyshimi per pranine e financimeve nga Albino Prudentino tek bizneset ne fjale ka qene shkaku i kerkeses se prokurorise per sekuestrimin e tyre. Njera prej kompanive e zoteruar ne 80 per qind nga Angelo Prudentino u shit nje dite pas arrestimit te Albino Prudentinos ne Vlore me 29 shtator 2010. Ky veprim ngjalli dyshimet e Prokurorise e cila menjehere filloi hetimet per transaksionin ne fjale. Megjithe ekstradimin e Albino Prudentinos ne Itali dosja e bizneseve ne fjale ka mbetur e hapur ne Shqiperi pasi vepra penale dyshohet se eshte kryer ne vendin tone.
Sekuestrimi i pasurive
Tri kompanite Bet Plus dhe Betting System Albania ne Tirane si dhe Casino Italia me zyra ne periferi te Tiranes e ne Vlore jane aktualisht te bllokuara me urdhra paraprake te Prokurorise. Pas hetimeve 5-mujore te Prokurorise se Krimeve te Renda per tri bizneset eshte kerkuar sekuestrimi me urdher gjykate. Kerkesa e Prokurorise se Krimeve te Renda ne gjykate eshte bazuar ne nenet 207-220 te Kodit te Procedures Penale ndersa padia ka per baze ligjore ligjin nr.10192 date 03 dhjetor 2009 Per parandalimin dhe goditjen e krimit te organizuar dhe trafikimit nepermjet masave parandaluese kunder pasurise. Sipas objektit te padise se Prokurorise personat ne hetim lidhur me sekuestrimin e tri bizneseve jane shtetasit Angelo Prudentino dhe Ervis Gjecaj. Ne padine e Prokurorise permenden si pale e trete e lidhur me kete ceshtje edhe disa shtetas italiane dhe shqiptare. Venitar Kaci Francesco Fornelli Giuseppe Palma dhe Gani Baku permenden si pale te treta ne padine e Prokurorise se Krimeve te Renda.

Sekuestrimi

Kompanite
Bet Plus Tirane
Betting System Albania Tirane
Casino Italia Tirane Vlore

Persona ne hetim
Angelo Prudentino
Ervis Gjecaj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›