Tentohet rrembimi i gjimnazistes
Ngjarja ndodhi ne qytetin e Pogradecit kur nje 16-vjecare po kthehej ne darke ne banese pasi kishte qene ne nje kafe me shoqerine e saj. Rreth ores 2130 nje mjet i ndaloi tek kembet dhe personat qe gjendeshin ne te tentuan ta fusin forcerisht ne te. Sipas policise Denis ekici 26 vjec dhe Aurel Alia 31 vjec qe te dy nga Pogradeci u arrestuan pasi tentuan te rrembejne gjimnazisten.
Ngjarja ndodhi mbremjen e se shtunes ne unazen e Pogradecit ne lagjen nr.
5 te ketij qyteti qe perfshihet jashte zones se qendres. Denis ekici dhe Aurel Alia te cilet kane qene se bashku ne nje autoveture kane dashur te rrembejne 16-vjecaren me inicialet V.H bene te ditur burime te policise. Mesohet se ata e kane ndjekur me makine vajzen ndersa ajo ishte duke u kthyer ne shtepi ne oret e mbremjes. Sipas deshmise se dhene ne polici pas ngjarjes nga ana e adoleshentes fillimisht dy te rinjte i kishin hedhur asaj fjale duke e ftuar te hipte me deshiren e saj ne mjetin e tyre. Ata e kane ndjekur shume metra me makine duke qarkulluar madje me ritmin e saj. Por 16-vjecarja e cila ishte e vetme si kembesore nuk ka pranuar. Pas mohimit me fjale djemte te cilet kane qene edhe ne gjendje te dehur kane zbritur duke tentuan te futin me force ne automjetin e tyre tip Wolsvagen golf me targe PG 2870 B. Ata madje kane perdorur dhune fizike per ta futur vajzen forcerisht te shkonte me ta. Burime te policise bene te ditur se nga hetimi i kryer ka rezultuar se ata do ta merrnin me qellim qe te abuzonin seksualisht me te.
Vajza gjimnaziste ne vitin e pare ne Pogradec ka deklaruar ne polici se nuk kishte pasur ndonje njohje me bashkeqytetaret e saj. Ajo nuk i kishte pare me pare por gjithcka kishte ndodhur kur ata e kishin pare te vetme teksa ecte rruges ne oret e vona.
Policia sqaroi se ka qene afersisht ora 21.30 kur thirrjet e adoleshentes qe perpiqej ti shpetonte rrembimit jane degjuar nga kalimtaret. Keta te fundit sinjalizuan policine e Pogradecit e cila mberriti menjehere ne vendin e ngjarjes. Dy te rinjte nga qyteti i Pogradecit u arrestuan ne flagrance pasi me incidentin qe krijuan ne publik akuzohen per rrembim te personit ne bashkepunim te mbetur ne tentative beri te ditur policia. Te njejtat burime thane se ngjarja kishte ndodhur edhe per shkak se autoret e saj kishin konsumuar me pare pije alkoolike.
POGRADEC/ GEZIM ASHIMI