Caldura Bienalja e Venecias eshte koha e te rinjve
Kesaj here per te pergatitur pavijonin shqiptar ne Bienalen e Venecias. Me propozimin e Galerise Kombetare te Arteve artisti italian Richardo Caldura do te jete kuratori i pavijonit shqiptar ne kete aktivitet te madh nderkombetar. Per te atmosfera artistike shqiptare nuk eshte e panjohur megjithate iu desh te rifreskonte njohurite e tij me zhvillimet me te fundit ne Tirane per te takuar artiste per te vizituar studio e per te pare vepra. Ne nje tre-ditesh te ngjeshur iu desh ti bente te gjitha keto. Artistet qe deshironin qe ai tu vizitonte studiot nuk ishin pak. Fatmiresisht Tirana e priti me nje mot te ngrohte e me nje diell te shkelqyer. Do te
kisha dashur ta njihja me shume Shqiperine. Tirana eshte dicka krejt me vete eshte kryeqyteti. Qe nga hera e fundit qe kam qene ketu shoh mjaft ndryshime. Pavaresisht situates aktuale mua me duket se Tirana po ndryshon per mire jo per keq. Nuk shoh zhvillime negative. Ndoshta une shoh ne menyre siperfaqesore megjithate shoh qe punohet. Fakti qe eshte kthyer ne nje kantier nuk mendoj se eshte negative sigurisht qe ka shume gjera per te bere sepse ju e dini me mire se une qe eshte nje qytet qe gati shperthen nga numri i banoreve keto 20 viteve te fundit thote Caldura i cili pervecse nje artist qe do te kuroje pavijonin shqiptar eshte edhe qytetari i nje vendi fqinj qe nuk mund te rrije indiferent ndaj asaj qe ndodh ne Shqiperi. Pavaresisht zhvillimeve te fundit politike telefonatave te shumta e merakeve se mos pertej detit ndodhte hataja Caldura nuk e anuloi fluturimin drejt Tiranes dhe takimet me artistet. Ne nje interviste tregon si e sheh ai zhvillimin artistik ne Shqiperi.
Jeni ne Tirane per pergatitjen e pavijonit shqiptar ne Venecia e per te pare ne terren zhvillimet artistike si shkuan takimet tuaja me artistet
Ndonese e njihja disi situaten ne Shqiperi e pame te udhes te vija serish ne Tirane te shihja studio dhe te takoja artiste. Jo vetem per te vendosur se cili do te marre pjese por per te njohur me mire atmosferen cilat jane kerkimet e tjera artistike qe per arsye hapesire nuk mund te jene brenda nje pavijoni por eshte e rendesishme ti njohesh per te kuptuar zhvillimin. Kam vizituar studiot e disa artisteve qe perbejne historine e artit ne Shqiperi jane pedagoge ne Akademine e Arteve por dhe me te rinjve.
Pate pune interesante
Sigurisht po ne te kundert nuk do isha ketu. Nuk do te doja qe te permendja emra sepse do te duhej edhe nje jave kohe per te vendosur se kush do te marre pjese. Por ideja e pergjithshme eshte kjo do te doja te konsideroja veprat e artisteve te brezit te ri por njekohesisht me eksperience qe jane pjekur ne Shqiperi dhe qe vazhdojne te punojne ketu si dhe ndonje element qe eshte formuar ne Itali apo Europe dhe qe ka ditur te ruaje kontaktet me vendin e vet. Pra ideja eshte te ndertoj nje lloj ure nje lloj veshtrimi mbi Shqiperine duke marre parasysh gjitha atmosferen artistike.
Mbi cteme zhvillohet kete vit bienalja e Venecias
Tema e ketij viti eshte Ilumina/tion duke luajtur me konceptet e ndricimit dhe te kombit. Sigurisht qe koncepti i kombit eshte pak kompleks ne ditet e sotshme. Europa qe po ndryshon cdo dite po vendos ne krize kete koncept por eshte interesante ta mendosh qe arti mund te tregoje dicka mbi token traditen kombin me te cilin eshte lidhur ne nje fare menyre. Ju e dini qe paradoksalisht tradita e bienales lidhet me vende dhe duket gati e cuditshme qe ne nje bote te globalizuar te shkosh e te shohesh pavijonin anglez francez gjerman etj. Sigurisht eshte e realizueshme por duke marre parasysh qe situata tani eshte shume me fluide. shte interesante te shohesh nese ka ndonje lidhje mes artit dhe vendit ku ai eshte prodhuar apo arti pershkruan dicka prej tij. Po te marrim rastin e vendeve qe permendem me siper ato nuk kane nevoje qe te tregojne veten permes artisteve te tyre ndersa ne vende te tjera te cilat jane duke rindertuar identitetin e tyre ky problem eshte ende i rendesishem dhe arti mund te hedhe drite mbi imazhin e nje vendi.
Gjetet vepra qe i pershtaten ketij koncepti
Mendoj qe po. Por duhet te jemi te kujdesshem qe te mos mendojme qe arti perkthen fjale per fjale realitetin jo. Ilumination eshte tema e pergjithshme por nuk do te jete e pavijonit tone. Po e perdorim si nje lloj kornize te pergjithshme mbi lidhjen e artit me vendin. Tek punet qe kam pare duhet marre parasysh aftesia per te treguar dicka mbi vendin duke ditur qe ne te njejten kohe arti tregon mbi veten mbi problematikat e tij dhe kjo eshte e rendesishme. Pra te shohim autonomine qe arti krijon ne nje vend ku per shume vite i eshte nenshtruar ideologjise duke i lene pak vend ose asgje lirise artistike. Keshtu qe duhet ta shohim me shume kujdes lidhjen qe arti ka me realitetin per te respektuar lirine artistike ne keto kushte te reja ku ndodhet sot shoqeria.
Erdhet me nje ide te qarte ne mendjen tuaj mbi ate qe kerkonit apo koncepti kuratorial u ndertua rruges duke vizituar studiot e artisteve
Sigurisht qe une e njihja disi situaten artistike ne Shqiperi megjithate nuk u nisa me nje ide te percaktuar sepse kjo do ta kufizonte shume edhe takimin tim me artistet. Koncepti lind duke pare punet duke takuar artistet duke folur me ta duke e kerkuar kete aftesi narrative dhe ne te njejten kohe duke respektuar autonomite e cdo pune ne individualitetin e saj. Nuk eshte e thjeshte ndaj edhe tani po flas pak ne pergjithesi por pas disa ditesh gjithcka do te behet e qarte emrat punet titulli etj. Ne rate te ketilla nuk nevojitet vetem nje liste por nje metodologji e hapur per te ndertuar konceptin kuratorial pra nuk mund te kesh nje ide paraprake. Kam pershtypjen qe pavijoni qe po pergatisim eshte i rendesishem per shume arsye. shte nje skene shume e rendesishme nderkombetare e artit bashkekohor. Por ne te njejten kohe eshte e rendesishme per te pare zhvillimet me te fundit ne artin bashkekohor shqiptar raportet e saj me shoqerine zhvillimet e brezave te rinj pas kesaj hapjeje te rendesishme me skenen nderkombetare qe kane pasur figura si Anri Sala Sislej Xhafa e Adrian Paci qe jane pionieret e kesaj hapjeje ndonese jane ende te rinj ne moshe. Pas tyre eshte hapur nje horizont i ri dhe ne duhet te analizojme edhe kete horizont dhe te gjejme mundesite e ekspozimit te tyre si ne sektorin publik ashtu dhe privat. E rendesishme eshte te ngrihet nje sektor privat per zhvillimin e artit bashkekohor por deri sa kjo te krijohet institucionet publike duhet te bejne nje pune mjaft te madhe sepse pa mbeshtetjen e tyre ne Shqiperi dhe ne vende te tjera nuk ndodh asgje.
Sa ka ndryshuar atmosfera artistike ne keto vite mungese ka tendenca emra te rinj
Ashtu si dhe ne planin nderkombetar eshte e veshtire te flasesh per tendenca. Nuk ka nje media te privilegjuar nuk ka nje sektor me te forte se te tjeret. Ashtu sic eshte e zhvilluar fotografia apo videoja vazhdohet te prodhohet pikture ne Tirane. Sa i perket emrave te rinj ne te miren tuaj shoh artiste te rinj mjaft te mire. Folem pak me lart per artiste te njohur nderkombetarisht si te ishin dekane por ne fakt jane vecse 40-vjecare. Por dhe ka shume te tjere 30-vjecare. Pra ne kete drejtim Shqiperia ecen shume shpejt.
Pas 90-es artistet nisen te eksperimentonin ne te gjitha ato forma qe dikur ishin te ndaluara sot a duket se me ne fund e kane gjetur veten
Qe situata artistike ne Shqiperi ka ndryshuar kete e tregojne te rinjte ne maturine qe ata kane ne zhvillimin e veprave te tyre. Kete maturi e tregon dhe numri i artisteve qe arsimohen jashte. Mendoj se edhe ne art po ndodh i njejti proces si ne te gjitha fushat e tjera ne Shqiperi po piqet.
ALMA MILE