Ministria e Shëndetësisë: Sistemi i referimit po funksionon
TIRANE- Zgjidhja e vetme për të përballuar mbingarkesën fiktive që ekziston ende në QSUT do të jetë zbatimi i sitemit të referimit të pacintëve. Në një intervistë për Neës24 ministri i Shëndetësisë ka pranuar faktin se ky shqetësim është ende evident dhe se do të përdoren mënyra alternative për ta cliruar sistemin nga ky problem për gati 20 vite.
“Thelbi i sistemit të referimit që ne kemi vendosur ka të bëjë pikërisht që shumë e shumë probleme të panevojshme dhe trajtime krejt të panevojshme që bëhen në mënyrë të vecantë ndodhin pikërisht për këtë mbingarkesë fiktive artificiale. Gjithmonë e më shumë pacientët të mos vijnë më nga rrethet por ta marrin ndihmën shëndetësore në qyetete.” u shpreh Vasili.
Ndërkohë zv.ministri i Shëndetësisë Bardhi Spahiu ka bërë të ditur se sistemi i referimi të pacientëve, që ka flluar të zbatohet që në fillim të Tetorit, po funksionon dhe është vënë re një pakësim i numrit të pacientëve në qendrat spitalore në vend.
“Sistemi i referimit ka dhënë frytet e para. Mund të shohim shfryrjen e fluksit të pacientëve në spitale. Sistemi I referimit përjashton rastet e urgjencës, të cilat marrin shërbim në cdo rast. Përjashton nga detyrimet disa shtresa ku përfshihen pensionistët, fëmijët, invalidët, gratë shtatzana dhe përsonat që nuk kanë të ardhurat ekonomike të mjaftueshme.” theksoi Spahiu.
Sistemi i referimit sipas drejtuesve të Ministrisë së Shëndetësisë ka për qëllim rritjen e rolit të mjekut të familjes dhe reduktimin e numrit të pacientëve pranë spitaleve.
(e.n/news24/BalkanWeb)