E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrjet prostitucioni në Itali, 4 shqiptarë në pranga

Romë, 29 gusht -  Policia italiane ka goditur një rrjet prostitucioni, duke vënë në pranga dhjetë pjesëtarë të tij. Nga të arrestuarit 4 janë shqiptarë, 3 italianë dhe 3 rumunë. Agjencia e lajmeve ANSA njofton se rrjeti vepronte që prej vitit 2005 në provincën e Casertas dhe në Salerno.

Të arrestuarit shfrytëzonin për prostitucion vajza shqiptare. Midis tyre mësohet të ketë pasur edhe shumë minorene. Në pranga ka rënë edhe një grua italiane 65- vjeçare, e cila dyshohet se ka shërbyer si tutore për vajzat e trafikuara.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›