Në Malësi të Madhe vritet polici nga Shkodra

Shkodër, 29 gusht - Një polic rrugor është vrarë me armë zjarri në krye të detyrës në fshatin Reç të Malësisë së Madhe. Policia e qarkut Shkodër njofton se vrasja ndodhi rreth orës 02. 20 minuta të së dielës në vendin e quajtur “Foletat e Marshenjt”, në fshatin Reç, Komuna Shkrel të rrethit Malësi e Madhe.
Viktima, inspektor Kole Ndreshaj (41), lindur dhe banues në Shkodër, ishte punonjës i policisë së Njësisë Rajonale të Qarkullimit Rrugor Shkodër.
Inspektori, i veshur me uniformën e policit rrugor dhe me motor, po kthehej nga shërbimi, kur është zënë pritë nga persona ende të paidentifikuar në një rrugë dytësore, 300 metra larg aksit kombëtar Koplik- Shkodër. Viktima u gjet i pajetë sot në mëngjes nga disa kalimtarë.
Nga të dhënat e para të grupit hetimor, të cilave u referohet NEWS24 polici rrugor është qëlluar me dy plumba të cilat i përkasin dy armëve të ndryshme.
Efektivët e Drejtorisë se Policisë Qarku Shkodër po kryejnë veprimet e para hetimore procedurale. Një grup i posatshëm hetimor, i ngritur nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Shkodër në bashkëpunim me specialistët e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe me Prokurorinë e Krimeve te Rënda, po punojnë për të zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit dhe për zbulimin dhe kapjen e autorëve.
Sot në mesditë policia e Shtetit informon se vë në dispozicion 5 milionë lekë të reja për këdo që do të japë informacion të vlefshëm lidhur me autorët e vrasjes.