Mjekëve Çeku e Kastrati 30 ditë paraburgim

Pejë, 29 gusht - Prokuroria e Qarkut në Pejë ua ka vazhduar paraburgimin edhe për 30 ditë kirurgut Gani çeku dhe anesteziologut Besim Kastrati, të arrestuar të enjten pasdite, pas vdekjes së fëmijës Redon Kelmendi, 11 vjeçar e gjysmë, raporton gazetari i Koha.net në Pejë. Redoni bashkë me të vëllain Ismetin dhe djalin e axhës, Valtrimin, ishin bërë synet prej tyre në ordinancën private “Kirurgjia”.
Zyrtari për shtyp në Drejtorinë Rajonalë të Policisë në Pejë, Zeqir Kelmendi, ka treguar të dielën pasdite se vazhdimi i paraburgimit për dy mjekët, kryerës të synetit të fëmijëve të Kelmendëve, është bërë me urdhër të prokurorit dhe se policia është duke vazhduar hetimet ndaj tyre.
Redon Kelmendi, i varrosur të shtunën në Pejë, ka vdekur në Spitalin e Shkupit të enjten e shkuar, ndërkohë që vëllai i tij, Ismeti 5-vjeçar, është transferuar nga Shkupi në një spital të Munihut të Gjermanisë për kurim të mëtejshëm.
Zyrtari policor Kelmendi të dielën vetëm ka konfirmuar caktimin e masës së paraburgimit për çekun dhe Kastratin, pa dhënë ndonjë hollësi tjetër.