Vret kushëririn me pushkë, mendon se janë hajnat

Podujevë, 29 gusht - Valdet Rudari (25) nga fshati Bellopojë i Podujevës, është vrarë aksidentalisht nga një i afërm i tij në mbrëmjen e së shtunës, njoftojnë Policia e Kosovës. Dyshohet se H. Rudari, (rreth 30 vjeçar) ka shtënë me pushkë gjysmë-automatike në drejtim të dy kushërinjve të tij (viktima me vëlla) duke menduar se janë hajnat.
“Rreth orës 21:30 të së shtunës, viktima së bashku me vëllanë nga fshati Bellopojë kanë qenë në bahçe duke ujitur specat . I dyshuari duke menduar se janë hajnat qëllon nga një distancë 20-30 metra me pushkë gjysmë-automatike duke lënë të vrarë njërin nga dy kushërinjtë e tij. I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje”, ka thënë ushtruesi i detyrës së komandantit në Stacionin Policor të Podujevës, Naim Latifi.
Sipas rrëfimit të të dyshuarit, para pak ditësh hajnat kishin tentuar t’i vidhnin në shtëpi. Ndërsa të shtunën, pasi kishte vërejtur lëvizje afër shtëpisë kishte dyshuar se ishin prapë hajnat dhe qëllon në ta duke lënë të vdekur njërin nga dy kushërinjtë e tij.
Mjekët e Qendrës Emergjente në Podujevë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar se pas marrjes së plagëve në kokë, viktima ka qenë pa shenja jete.