Ekzekutohet në krye të detyrës polici rrugor në Malësinë e Madhe

Malësi e Madhe, 29 gusht, NOA Një efektiv i Policisë Rrugore të Malësisë së Madhe është gjetur i vrarë ditën e sotme. Viktima quhet Kol Ndreshaj dhe është gjetur në fshatin Reç, në vendin e quajtur Foletat e Marshenjt, raporton korrespodenti i Agjencisë NOA.
Ende nuk dihen shkaqet e vrasjen, ndërsa raportohet se trupi i 41-vjeçarit Ndreshaj është gjetur mëngjesin e sotëm nga disa kalimtar. Ekzekutimi i punonjësit të forcave të rendit ka bërë që në gjithë zonës të nis kontrolli dhe hetimi për gjetjen e autorëve. Forca të shumta policie janë vendosur në fshatin Reç të Komunës Shkrel.
Ndërkohë që hetimi është shtrirë dhe në zona të tjera. Agjentët po ndërtojnë të gjitha lëvizjet e 24 orëve të fundit të viktimës, si dhe po kontakton me personat që Ndershaj ka qenë gjatë ditës së djeshme.
Viktima punonte prej kohësh si efektiv i Policisë Rrugore dhe gjatë ditës së djeshme ka qenë me detyrë për gjatë atij aksi.
Specialistë të Drejtorisë së Përgjithshme dhe Policisë së Shtetit si dhe Prokuroria e Krimeve të Renda, kanë ngritur një grup të posaçëm hetimor për gjetjen e autorit, raporton korrespodenti i Agjencisë NOA.
a.k/NOA