Vlora ben "kurban" kreun e OSSH-se
Fier- Operatori i Sistemit te Shperndarjes Fier ka nderruar drejtuesin ne qarkun e Fierit dhe te Vlores. Shkarkohet nga detyra Arqile Kume, me nje urdher te pakthyeshem te Drejtorise se Pergjithshme ne Tirane. Lajmi behet i ditur nga burime zyrtare, nderkohe qe po dje eshte bere zevendesimi nepermjet komandimit ne kete detyre te kryeinxhinierit te kesaj dege, Andi Prifti. Vete Kume u shpreh per gazeten se ka qene kerkesa e tij per doreheqje qe coi ne largim, por burime brenda OSSH-se deklaruan se ka qene nje urdher nga Tirana per shkarkim nga detyra. Shkak i kesaj levizje ka qene mosrealizimi i objektivave ne zonen e Vlores, deri ne 11 per qind me pak nga plani i parashikuar. Po diten e djeshme ne Fier OSSH-ja ka zhvilluar nje mbledhje urgjente ku ka marre pjese edhe drejtori i drejtorise, Sait Dollapi, qe ka bere edhe prezantimin e Priftit.
Xh.B.
Xh.B.