Tri ndeshje moslojë për Balotellin

Mario Balotelli ka shpëtuar mirë. Sulmuesi italian u suspendua me vetëm tri ndeshje mungesë nga Federata e Futbollit e Anglisë (FA), edhe pse parashihej që futbollisti kontrovers të dënohej 6-9 ndeshje.
Përfaqësuesi italian kishte bërë një ndërhyrje ‘horror’ ndaj futbollistit të Arsenalit, Alex Song, të cilin nuk e kishte vërejtur gjyqtari Martin Atkinson. Por, FA vendosi të mos bazohej në xhirimet televizive, kështu që futbollisti i Manchester Cityt shpëtoi lehtë me tri ndeshje moslojë. Kjo nënkupton se ish futbollisti i Interit mund t’i zhvillojë tri ndeshjet e fundit të sezonit në Premierligë, duke filluar nga derbi kundër Manchester Unitedit më 30 prill.
Por, e ardhmja e 21 vjeçarit në Etihad Stadium mbetet e dyshimtë, pasi menaxherit Roberto Mancini i ka humbur durimi dhe mund të vendosë ta shesë në fund të sezonit.