E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrobat dhe bizhutë nuk përligjin pasurinë dhe borxhet e Ramës

I dashur Saikeq,
çdo popull ka opozitën që meriton. Por assesi nuk meriton një Nënkryetar grupi parlamentar si PS-ja, që në deklarata të llojit tallava, duke iu referua deklaratave të pasurisë së zyrtarëve të lartë, mandej duke mistifikuar të dhënat se "në një kohë kur Shqipëria gjunjëzohet nga kriza ekonomike, të vetmit individë që pasurohen, janë ministrat dhe qeveritarët". Kjo thjeshtë është e pavërtetë. Sepse e kundërta është më afër të vërtetës, duke parë listën e multi-milionerëve (me flokët me brilantinë, unaza diamanti, me dhjetëra apartamente e makina të tipit të fundit) që ka zaptuar kupolën socialiste.
Edi Rama që gjithë jetën e ka kaluar duke imituar të tjerët mori modelin Nano që afronte në parti biznesmenë dhe i amplifikoi aq shumë sa sot janë bërë shtylla kurrizore e partisë. Prandaj ai vendosi sloganin “përtej të majtës...”, sepse e majta shqiptare i kishte humbur idetë socialiste - që tradicionalisht synonte përkrahjen e shtresave në nevojë - për të përqafuar tejskajmërisht hiper-kapitalizmin. Nga ekstremi në ekstrem, tipike e Edi Ramës. Gjithsesi problemi nuk është tek përqafimi i hiper-kapitalizmit.
Afërmendsh është më mirë që të deklarojnë pasuritë e sakta, edhe nëse fitojnë miliona euro në vit, sepse nuk ka rëndësi, edhe më mirë bile vetëm e vetëm ta bëjnë deklarimin e saktë, sepse kjo do të thotë taksa për shtetin, nëse fiton shumë, paguan shumë, nëse nuk fiton gjë nuk paguan gjë! Kjo do të thotë; ata që nuk fitojnë gjë si Rama për shembull (sipas ILKPD) dhe kanë borxhe, do i bëhen barrë shtetit.
Në këto anketa të deklarimit të pasurisë, vetëm Edi Rama luajti komedi, duke përqeshur një institucion kushtetues, siç ka bërë me të gjithë kodet e tjera të shkelura më parë: nga Kodi Penal, tek kanuni i Nderit, tek kanuni i Familjes, tek kanuni i Vdekjes, tek morali i Heshtjes, tek Kodi Civil dhe ai i Punës. Edi Rama përbuz institucionet me forcën e verbër të arrogancës, aq sa deklarohet endacak në rrugëtim në politikë, familje dhe shoqëri. Mendojmë se deputetët e Partisë Socialiste duhet ta ftojnë në emisionin: “Më shume dashuri" për ta ndihmuar sepse - megjithëse ka betonizuar gjithë Tiranën - sërish është i zhytur në borxhe! Gjynah i shkreti vuan për bukën e gojës. Për këtë s’ka sesi të flasë Saikeq Tahiri sepse - kuptohet vetiu - është më e thjeshtë të stigmatizosh qeverinë në kësisoj rastesh, dhe se bari i komshiut është gjithmonë i gjelbër, siç thotë populli. Mirëpo për korrektësi Saikeq Tahiri duhet t’i referohej edhe bahçes së selisë rozë, ku dinozaurët e lekut kanë kollofitur Partinë Socialiste.
Pikërisht, të mos kesh asnjë dhunti për të bërë politikë, nuk është më një kusht i domosdoshëm për të qenë pjesëtar i opozitës socialiste, mjafton mjerisht të jesh si Saimir Tahiri. Mjerisht nuk i mjafton të jetë një deputet për motive të dobëta, si çdo produkt tjetër i katastro-politikës, por për t’iu dukur Edvinit se po punon, hap kamaren e vet politike dhe me gjuhën e bigëzuar përgojon me dëshirë vampireske të gjithë maxhorancën.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›