E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosove, Eulexpushon dosjen ndajIvanovic: S'ka prova

PRISHTINE- EULEX pushon hetimin kundër të ashtuquajturit kryetar i Këshillit Nacional Serb Milan Ivanovic. Ai akuzohej për organizim, përkrahje dhe pjesëmarrje në grupet terroriste, nxitje të urrejtjes, thirrje për rezistencë etj.

Zëdhënësja e këtij misioni, Kristina Herodes, i cituar nga media kosovare, ka bërë të ditur se EULEX nuk ka gjetur prova ndaj Ivanovic. Ai akuzohej se i ka prirë serbëve për të djegur pikat kufitare në vitin 2008 dhe për të pushtuar me dhunë Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë, si pasojë e së cilës u vranë një polic ukrainas dhe u plagosën shumë të tjerë.

Mediat kosovare i referohen juristëve kosovarë të cilët duke krahasuar rastin Ivanovic me rastin Kurti, kanë vlerësuar se “EULEX-i po bën drejtësi selektive” dhe se duke liruar nga akuzat Ivanovicin “po përpiqet të ruajë qetësinë politike në veri të Kosovës”.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›