Grushte ne Kuvend Armando Prenga i PS godet Edi Paloken
Tensioni ne salle vijoi prej mese 1 ore dhe kulmoi me konfrontimin e dy deputeteve. Ashtu si ne seancen e fundit te dates 18 janar deputetet e PS-se perseriten te njejtin skenar por kesaj here jo ndaj Kryeministrit Berisha por ndaj folesve te tjere. Deputetet e PS-se zhvilluan nje miting ne salle ndersa ministrat Olldashi Imami dhe deputeti Paloka leshuan akuza te ashpra ndaj tyre.
Konfrontimi
Ne kohen kur Edi Paloka kishte marre fjalen me nje
mikrofon te levizshem shkemben fjale me deputetin Paulin Sterkaj duke thene pusho pasi po i nderhynte ne fjalen e tij. Ish-deputeti i PD Sterkaj i heq dhunshem mikrofonin nga dora Palokes. Por te dy deputetet arrijne te ruajne qetesine dhe te mos konfrontohen fizikisht. Por vetem pak caste me vone deputeti i qarkut te Lezhes Armando Prenga u zgjat drejt Palokes duke e terhequr prej xhakete e duke e goditur me nje grusht te majte ne nofull. Palokes i bien syzet por konfrontimi ndalet aty pa pasoja te tjera. Rreth dy deputeteve u mblodhen koleget e tjere si dhe punonjes te Gardes se Republikes qe arriten ti ndajne. Ne momentin qe Prenga terhiqet nga pas deputeti i PS-se Asllan Dogjani humbet ekuilibrin duke u rrezuar mbi karriget e salles dhe demtuar. Deputeti Paloka qetesohet nga deputetet e djathte dhe largohet nga salla per ne drejtim te kafes se Kuvendit ndersa socialistin Prenga e ulen ne vendin e tij grate deputete te opozites. Kryetarja e Kuvendit Topalli ndaloi punimet e seances per mese 20 minuta por situata vijoi e tensionuar per disa minuta te tjera ne nje kohe kur media ishte urdheruar te dilte jashte salles. Mesohet se deputeti Paloka ka kerkuar serish Prengen por nuk eshte lene nga deputetet e tjere. Me pas deputeti Prenga la Kuvendin me deputete te tjere te majte ndersa Paloka ishte nder te fundit qe la sallen e Kuvendit. Ironikisht Kuvendi mbajti nje minute heshtje ne nderim te 4 viktimave qe humben jeten ne demonstraten e opozites te dates 21 janar.
Seanca
Me rifillimin e seances tensioni vijoi serish. Parlamentaret e majte zhvilluan nje miting ne salle duke hedhur parulla si vrases kriminel palaco e duke kerkuar pranine e Kryeministrit Sali Berisha e te ministrit te Brendshem Lulzim Basha ne Kuvend. Seanca nisi normalisht ku kreu i grupit parlamentar te PS-se Gramoz Ruci foli per 35 minuta e me pas pati nje kunderreagim nga homologu i tij Astrit Patozi. Por kryetarja e Kuvendit kerkoi qe koha e fjalimeve te ekuilibrohet dhe ua dha fjalen perfaqesuesve te tjere te maxhorances si Sokol Olldashit Arben Imamit dhe Edi Palokes. Ne kete pike deputetet e majte kerkonin qe Ruci te merrte fjalen dhe bllokuan podiumin e sallen duke bere qe ministrat te flasin ne vendin e tyre. Deputetet me aktive ishin Balla Tahiri e Peza. Ndonese pa mikrofon deputetet e majte leshuan akuza ndaj kreut te qeverise. Sillni vrasesit ketu - therriste deputeti Namik Dokle. Me pas kreu i grupit Ruci do te deklaronte se mungesa e Kryeministrit ne kete salle tregon pergjegjesine e tij ne vrasjet e 21 janarit. Ju me qendrimin qe mbajtet treguat se jeni bashkefajtore e bashkepergjegjes ne ngjarjen makabre te 21 janarit. Me ata qe kerkojne te zevendesojne apo te bejne avokatin e urdheruesve te ketij krimi makaber treguan se jane bashkefajtore mbi te gjitha. Kjo seance vertetoi nje gje te madhe. Pikerisht ata dy veta qe duhej te ishin ketu mungojne ne kete salle tha Ruci. Por ndaj opozites u leshuan akuza te renda nga ministrat Olldashi e Imami. Perpiquni te qetesohuni zini vendet tuaja dhe vazhdojme debatin. Se kush i vrau ia kemi lene Prokurorise se Shtetit por ju nuk kerkoni vrasesit e vertete sepse vrasesit e vertete jane ata qe i nisen ata njerez dhe juve tiu vije turp qe nuk u dolet ne balle. Nuk arritet qe te mbronit njerezit tuaj tha Imami. Ministri i Transporteve Sokol Olldashi akuzoi kreun e opozites per vrasjen e 4 demonstruesve me 21 janar. Ne seance mungoi edhe ministri i Brendshem Lulzim Basha i cili ndodhet per nje vizite pune ne Bruksel.
Perjashtohen per 15 dite nga Kuvendi deputetet Prenga Sterkaj e Tahiri
Byroja e Kuvendit e drejtuar nga kryetarja Jozefina Topalli u mblodh dje pas seances plenare duke denuar tri deputete socialiste. Byroja vendosi perjashtimin nga komisionet dhe seancat plenare per 15 dite duke filluar nga dita e hene 14 shkurt 2011 te deputeteve Paulin Sterkaj Armando Prenga dhe Saimir Tahiri thuhet ne njoftimin zyrtar te Kuvendit. Byroja u mblodh me kerkesen e 7 deputeteve te PD-se te cilet kerkuan masa per 5 deputetet te Partise Socialiste per ngjarjen ne seancen plenare. Byroja e Kuvendit u mblodh me kerkese te shtate deputeteve dhe mori ne shqyrtim propozimin e nje grupi deputetesh te grupit parlamentar te Partise Demokratike per perjashtimin nga seancat plenare dhe mbledhjet e komisioneve te deputeteve Paulin Sterkaj Saimir Tahiri Armando Prenga Dashamir Peza dhe Taulant Balla. Ne mbledhjen e saj te pare pas dhunes se ushtruar nga nje grup i vogel deputetesh socialiste ne dhunim te Kushtetutes dhe ligjit kercenimit te jetes se deputeteve dhe ushtrimit te dhunes fizike ndaj tyre thuhet ne njoftim. Por ndryshe nga kerkesa e deputeteve te PD-se Balla e Peza nuk u denuan. Keshtu per mese 2 jave deputetet Sterkaj Prenga e Tahiri ne PS nuk do te lejohen te vijne ne Kuvend cka do te ndikoje qe edhe paga e tyre te jete e pergjysmuar.
Tahiri Me perjashtuan me rregullore oborri
Nenkryetari i grupit parlamentar socialist Sajmir Tahiri ishte deputeti i trete socialist i cili u denua dje nga Byroja Parlamentare me dy jave perjashtim nga Kuvendi. I ndodhur larg vendit ku ndodhi incidenti mes deputetit demokrat Edi Paloka me koleget socialiste Paulin Sterkaj dhe Armando Prenga vendimi i Byrose Parlamentare per denimin e Tahirit u prit dje me habi nga grupi parlamentar socialist. I pyetur rreth ketij vendimi deputeti socialist e cileson ate si perjashtim me rregullore oborri dhe jo rregullore Kuvendi.
Ju keni qene larg vendit te incidentit te ndodhur ne sallen e Kuvendit ndersa Byroja Parlamentare ju ka denuar me perjashtim nga seancat per dy jave. Si e vleresoni kete vendim
Pikerisht pse nuk isha pjese e sherrit nuk e kuptoj arsyen e perjashtimit tim. Nuk kam ushtruar dhune ndaj asnje deputeti nuk kam kercenuar njeri dhe nuk kam shkelur as Kushtetuten apo rregulloren e Parlamentit sepse keto nuk jane pjese e karakterit tim e jo me pjese e praktikes sime te punes. Me shume gjasa ky eshte nje perjashtim me rregullore oborri jo me rregullore Kuvendi eshte ndeshkim me rregullore oborri per deputetet e Kuvendit njelloj si Saliu vrau qytetaret e pafajshem te 21 janarit.
Miratohen 11 ligje me 72 vota te maxhorances
Kuvendi miratoi dje pa pranine e opozites mese 11 projekt-ligje me 72 vota te deputeteve te maxhorances. Dje u miratua nje marreveshje ndihme mes Shqiperise e SHBA-se projekt-ligji i debatuar i partive politike projekt-ligji per eliminimin e te gjitha formave te diskriminimit ndaj grave projekt-ligji per parandalimin dhe luften ndaj trafikut te substancave narkotike projekt-ligji Per krijimin e shoqerise se biznesit social projekt-ligji per garancite ligjore dhe juridike kunder procedimit te paligjshem te te dhenave personale e Aktin Normativ per lejimin e Ministrise se Bujqesise te zhvilloje proceduren e prokurimit me negocimi pa shpallje paraprake te njoftimit per objektet e mbrojtjes nga permbytja dhe te kullimit ne zonen e Shkodres e te Lezhes. Dje u votua me votim te fshehte zonja Elivar Golemi si Inspektore e Pergjithshme e Bankes se Shqiperise nje propozim nga maxhoranca.
ERALD KAPRI