Rroftë Juda, poshtë Juda!
TIRANE - Së fundi na doli që Presidenti i Republikës, zoti Topi, qenkësh as më pak e as më shumë, po një Judë! D.m.th. një kryetradhtar, një sivëlla i atij personazhi biblik, që çoi Krishtin në kryqëzim. Këtë na e njoftoi Kryetarja e Kuvendit, zonja Topalli. Paralel me të doli edhe kryeministri në mbledhje të qeverisë që aludoi si “njerëz pa identitet, pa fe dhe pa atdhe”, jo vetëm për Spahiun kuq-e-faqezi, por edhe për Topin lumëzi, i cili për të disatën herë po na del si një mosmirënjohës, pse jo edhe si një bukëshkalë i pafalshëm. Ndërkohë në tryezën e Presidentit kanë shkuar, përveç ligjit për prishjen e Piramidës, edhe emrat e dy ministrave rishtarë, të cilët edhe ata, me rast e pa rast, kanë sulmuar e nëpërkëmbur Presidentin, në mos si Judë, si një rrezikzi “të bulevardit”. E megjithatë, pritet pra, që ky Judë-President të hedhë firmat e të dekretojë ministrat e rinj të Drejtësisë e të Kulturës, si dhe prishjen sa më të shpejtë të Piramidës.
Kjo ububu e radhës na mirëserdhi si të mos ketë ndodhur gjë, a thua se punët po shkojnë vaj, si kanë shkuar tejemot “një hap para, dy hapa prapa!” E pra, gjithë kjo rrufe në qiell të pastër, “në një vend të lumtur, me ekonomi që nuk e njeh krizën, por sukseset”, na ra si mort, në një kohë kur nga Brukseli dhe Uashingtoni po ushton si urdhër fjala magjike “dialog, dialog, dialog!”, përndryshe... u dogjët! Mirë me hajdutët e votave, mirë me vrasësit e protestuesve, mirë edhe me më të korruptuarit e rajonit, po me Judën si mund dhe pse duhet bërë domosdo dialog? E, për më tepër, si mund të kërkohet që dialogun ta iniciojë dhe ta drejtojë Juda, duke qenë President? Kjo, besoj, është e padëgjuar në historinë botërore! Ka bërë vaki që dialogun dhe shtetin vërtet ta drejtojë një Judë, por i pashpallur, i kamufluar, tinëzar, që nuk është zbuluar, por jo një Judë që tanimë e njeh si të tillë populli dhe bota mbarë, kjo është e papërfytyrueshme! Padyshim, fakti që ne e paskemi Presidentin e Republikës një Judë, është më e rëndë edhe se p… e Fyles, të cilat i përshfaqi me aq delikatesë në Bruksel zëvendëskryeministri dhe ministri ynë i jashtëm, Haxhinasto.
***
Ngaqë jemi mësuar me shpifsharje të ndërsjella mes krerëve, mesa duket, nuk na bëjnë më përshtypje as kur ato drejtohen kundër qytetarit të parë të Republikës, “garantit të unitetit dhe të Kushtetutës”, Presidentit të Republikës. E vërteta është se askush nuk mbeti pa gjumë dhe nuk u merakos kur mori vesh që ne shqiptarët e Shqipërisë demokratike, anëtare e suksesshme e NATO-s, kandidate e parealizuar e BE-së, e paskësh Presidentin e vet Judë! Derisa këtë e kumtoi numri dy i shtetit, Kryetarja e Kuvendit, jo nëpër zyra, as nëpër kafenera, as para pasqyrës së zyrës së saj, por në publik, para kamerave, askush nga ndërkombëtarët dhe as nga ne qytetarët, besoj, nuk ka të drejtë ta vërë në dyshim faktin që Presidenti i Republikës tonë qenka, sipas zonjës Topalli, një kryetradhtar, i cili me siguri do të ketë bërë ndonjë hata të pafalshme që ne ende nuk e dimë! Ndaj pas këtij deklarimi, natyrshëm lind një tjetër pyetje që deri tani ka mbetur në ajër: ndaj kujt mund të jetë treguar Presidenti Judë, përveçse ndaj popullit të vet? Kjo dilemë përnjëmend është e frikshme po ta hamendësosh mendjeftohtësisht! Pra, nëse ka tradhtuar, përse nuk kërkohet shkarkimi i tij, sipas Kushtetutës?
E megjithatë ndër ne askush nuk halloset, as qeveria, as opozita, as shoqëria civile, as KLD-ja, as Prokuroria e Përgjithshme, as SHIK, madje as vetë zoti Topi, prej të cilit, si pa të keq, kërkohet dekretimi i ministrave të rinj, firma për prishjen e Piramidës. Përkatësisht nga Juda, i cili, pa bërë zë, shpejt e shpejt, sa nuk kanë filluar pushimet, nuk ngurroi dhe e hodhi firmën, pa u mbyllur seanca parlamentare. Po si duhet të quhen këta ministra, që pasi votojnë për veten në Kuvend, pranojnë të betohen nesër para një Jude? Këtë askush nuk mund ta shpjegojë, hë për hë, përveç zonjës Topalli… E ndoshta edhe zonja Pack dhe zoti Golsruk vështirë se mund ta dinë se si mund të quhen në Ballkanin Perëndimor, e posaçërisht në Shqipëri, ministrat dhe qeveritë që dekretohen nga një Judë-President! Se, nëse Presidenti i një vendi demokratik zbulohet se është Judë, ç’duhet të jetë vallë kryeministri që caktohet prej të formojë qeverinë? Dhe për më tepër, zor të sillen si engjëj apo si apostuj të shtetit ligjor, të shtetit të së drejtës, ministrat, policët, mësuesit, gjykatësit dhe administrata publike!
***
Rroftë Juda, poshtë Juda! Kjo qasje amorale e bërë normë nuk i përket vetëm Presidentit të Republikës, po veprimtarisë së gjithë klasës tonë politike, të majtë e të djathtë, lart e poshtë. Kjo parullë në të vërtetë është burim i sigurt i suksesit dhe i karrierës në Shqipërinë tonë demokratike, jo vetëm për politikanët. Më keq se Judë është quajtur Berisha dhe Nano (kujtoni fjalët: bandit, klani i Zemunit, tradhtarë të kombit, trafikantë kolumbianë, mafiozë ndërkombëtarë, vrasës me pagesë, etj, etj…) thënë nga vartësit e kundërshtarët, po edhe nga njëri-tjetri. Por çuditërisht, pas ca kohësh, po këta, aleancistë, neoaleancistë, demokratë të rinj, demokristianë, lësëistë, socialistë, ojëqëistë, shoqëricivilistë, publicistë, analistë e të tjerë xhinsistë e biçimsistë kanë pohuar më pas në publik të kundërtën: rroftë Juda! Juda është burrë shteti! Juda është patrioti ynë më i shquar! Dhe kjo na është dukur jo vetëm një sjellje e natyrshme, po edhe shenjë mençurie, zotësie e aftësie të rrallë, derisa të këtillët edhe i kemi votuar, jo një, po disa herë!Vetëm se fjala Judë, shqiptuar nga Kryetarja e Kuvendit për Presidentin e Republikës nuk ka të krahasuar me etiketimet e mësipërme, madje as me “laviren e bulevardit”, thënë për Prokuroren e Përgjithshme nga kryeministri Berisha.
Asnjë President normal, qoftë edhe në vendet arabe apo në Afrikë, nuk mund të bëjë të paditurin dhe indiferentin kur një akuzë të tillë ia drejton publikisht figura numër dy e shtetit, ajo që mund ta zëvendësojë, në rast të ndonjë fatkeqësie që Presidentit i vjen papritur nga dora e Perëndisë. Presidenti i Gjermanisë dha dorëheqje për një gjë shumë më të vogël.
Në një shoqëri pluraliste që pretendon të demokratizohet, sido të jetë zgjedhur një President, sado i mefshtë qoftë edhe pse i emëruar e jo i zgjedhur nga partia e vet, Presidenti nuk vihet që t’i shërbejë partisë, kryetarit, qoftë edhe një maxhorance. E në këtë kuptim nuk është mëkat kur kthen mbrapsht dekrete, kur nuk zbaton urdhra e porosi të tyre, ashtu si ka bërë disa herë Gjykata Kushtetuese. Presidenti e ka detyrë kushtetuese të dëshmojë dinjitet dhe pavarësi, të mbrojë interesat e të gjithë qytetarëve, prandaj duhet të shpjegohet nëse është dhe kundër kujt ka qenë Judë. Nëse nuk e kundërshton këtë akuzë të rëndë, pra nëse nuk provon se është treguar Judë vetëm ndaj Jozefinës a Berishës, për të mbrojtur interesat kombëtare, (si ka qenë p.sh. rasti i kufirit detar me Greqinë…) nuk duhet konsideruar tradhtar, përkundrazi! Prandaj akuzuesja duhet të detyrohet të pohojë në publik, para popullit, ose të kundërtën e të kërkojë falje, ose të thotë se ndaj kujt e në cilin rast Presidenti qenka treguar Judë….Nëse është sjellë si Judë në marrëdhënie personale, dmth me Kryetaren e Kuvendit, ndaj partisë apo ndaj kryeministrit (për shkak të “besës së dhënë”, para se të emërohej President), sigurisht që ky do të ishte një nder, e jo turp apo faj, por nëse Judë është dëshmuar ndaj popullit, kjo është e pafalshme, madje e ndëshkueshme! Sidoqoftë, për secilin rast lipset një shpjegim transparent. Kjo është më e pakta që mund të kërkohet.
Përndryshe, nëse nuk provohet e nuk thuhet troç e vërteta e tradhtisë së Judës-President, pra nëse punët do të ecin si kanë ecur, sikur nuk ka ndodhur gjë, atëherë Presidenti i Republikës duhet konsideruar më i keq e më dëmsjellës se një Judë, pasi ai, duke pranuar paqësisht e qetësisht një shpifje kaq të ulët e të rëndë, do të dëshmojë, me heshtjen e mosveprimin e vet, se është një lapërdhar pa dinjitet që as veten nuk di ta mbrojë! Por i tillë mund të jetë një qytetar i rëndomtë, një zyrtar, një shitës ambulant, madje edhe një ministër, n’daç edhe një kryeministër, por kurrën e kurrës një President Republike! Një figurë e tillë ka peshën dhe përgjegjësinë e flamurit kombëtar, ndaj nuk mund të përdhoset kësisoj! Presidenti është i detyruar të jetë me integritet, dinjitoz, i paepur, asnjanës, edhe nëse natyra nuk e ka pajisur me këto veti! Prandaj akuza e Judës prej Topallit ose duhet hequr, ose duhet dëshmuar, pasi ky është interes madhor jo vetëm i zotit Topi, por i shoqërisë shqiptare, i një shteti serioz, të drejtë, demokratik, sadopak normal.
(GSH/BalkanWeb)