E Shtunë, 31 Tetor 2026

Norvegji, Breivik planifikoi atentatet: Unë përbindëshi më i madh

OSLO- Tragjedia e dyfishtë që shokoi të premten Norvegjinë dhe mbarë botën, ishte planifikuar në detaje nga Andres Behring Breivik.

Cdo detaj i atentateve që shkaktoi 92 të vdekur, 97 të plagosur dhe disa të humbur, ishte përshkruar nga Breivik në një dokument prej 1500 faqesh. Memoriali i hedhur online nga vetë ai, tregohej se 32 vjecari po punonte për planin e vrasjes që në vjeshtën e 2009.

Në memorialin e titulluar “A European Declaration of Independence - 2083, (Deklarata Europiane e pavarësisë – 2083, norvegjezi shpjegon në detaje përgatitjet duke folur për “përdorimin e terrorizmit si mjet për të zgjuar masën”- dhe shton se ishte në pritje të kujtohej si “përbindëshi më i madh, pas Luftës së Dytë Botërore”. Në dokument zbulohen dhe kontaktet me të djathtën ekstreme britanike.

I arrestuar për sulmin me autobombë në zemër të Oslos dhe vrasjet në kampin e të rinjve në ishullin Otoja, norvegjezi 32 vjecar ka pranuar përgjegjësinë duke shpjeguar se gjesti i tij “ishte mizor, por i nevojshëm” .

I riu, një fondamentlist kristian ka treguar se do të shpjegonte motivet e këtyre vrasjeve nesër në gjykatë, ndërsa ka shtuar se “e gjitha ishte planifikuar prej kohësh”.

Zyrtari i policisë norvegjeze,Sponheim, ka thënë se Breivik ka pranuar se kishte vepruar i vetëm,
megjithatë, policia po heton nëse ai ka vepruar i vetëm apo jo''.

Norvegjia vazhdon të jetë nën shok. Ai që provokoi tragjedinë nuk ishte terrorizmi islamik, sic u supozua fillimist, por fanatizmi o një bashkëatdhetari të tyre, një djalë 32 vjecar, i bardhë, biond, fondamentalist kristian, që kishte simpati të djathtën ekstreme, i regjistruar në një shtëpi masonike, dhe kishte neveri për islamin dhe shoqërinë multikulturore.

Policia nuk rresht as sot kërkimet në ishullin Otoja për persona të humbur, ndërsa pamjet filmike, e fotografike nga ishulli tregojnë bashkëkombësin e tyre që qëllon pa mëshirë mbi trupat e të rinjve. Fotot e botuara në mediat ndërkombëtare shoqërohen me thëniet e Breivik, teksa qëllonte mbi një të ri të shtrirë në tokë: “Duhet të vdisni të gjithë”.
(s.g/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: Norvegji , ja kush është autori i atentateve FOTO: Norvegji, Utoya, ishulli i vdekjes VIDEO: Norvegji, Breivik kishte planifikuar atentatet: Vrasjet, mizore, por duheshin

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›