Rrog shtese per punen jashte orarit te policeve, ne pikpyetje te perndjekurit
24/11/2009 Ministri i Brendshëm i kënaqur me buxhetin që i ka akorduar qeveria për 2010-n
Policia, pagë shtesë për punë jashtë orarit
Albana Lika
Ministri i Brendshëm Lulëzim Basha ka siguruar dje se të gjitha fondet e parashikuara në buxhetin e vitit të ardhshëm për orët shtesë të policisë dhe ato për blerjen e automjeteve do të shpërndahen. Ai ka mënjanuar në këtë mënyrë përsëritjen e fenomenit që ka ndodhur në këtë vit, ku ndonëse këto fonde janë parashikuar në buxhetin e këtij viti, ato nuk janë shpërndarë ende. “Gjithashtu buxheti mbështet plotësisht angazhimet për pagesat mbi kohën e punës, për turnet e dyta dhe të treta, pasi dihet që Policia e Shtetit është e organizuar në një shërbim 24-orësh për të siguruar rendin dhe sigurinë për qytetarët”, - theksoi Basha gjatë seancës dëgjimore që Komisioni parlamentar për Sigurinë Kombëtare zhvilloi dje me institucionet për projektbuxhetin e 2010-s. Për sa u takon shifrave të buxhetit në tërësinë e tyre, ministri Basha u shpreh i kënaqur. “Në stadin që po kalon vendi ynë, kur parashikohet që brenda vitit 2010 qytetarët shqiptarë të udhëtojnë pa viza drejt vendeve ‘Shengen’ , ky buxhet i plotëson më së miri detyrat për sigurimin e kufijve, luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme dhe kriminalitetit në përgjegjësi”, - tha Basha. Sipas këtij projekti, në vitin 2010 Ministria e Brendshme përfiton 17.565 miliardë lekë. Në krahasim me planin me ndryshime të vitit 2009 prej 16.555 miliardë lekë ka një rritje prej rreth 6 %. Ministri vuri në dukje se sipas programeve buxhetore buxheti i Policisë së Shtetit për vitin e ardhshëm do të zërë 73 % të buxhetit total të ministrisë së që ai drejton. “Ky buxhet siguron mbështetjen e nevojshme financiare për të gjitha sistemet që po implementohen në Policinë e Shtetit, pasi këto sisteme sigurojnë njohjen dhe plotësimin e kushteve për liberalizimin e vizave dhe integrimin evropian”, - tha Basha. Për Policinë e Shtetit buxheti për vitin 2010 është 12.796 miliardë lekë ose 73 % e buxhetit total. “Shpenzime personeli 8.375 miliardë lekë; shpenzimet e tjera 2.743 miliardë lekë; shpenzimet për Investime me financim të brendshëm 964 milionë lekë; shpenzimet për investime me financim të huaj 714 milionë lekë”, - përcakton buxheti. Ndërkohë që sektorët e tjerë paraqiten si më pishtë: planifikim, menaxhim dhe administrim 978 milionë lekë; Garda e Republikës 1,394 miliardë lekë; prefekturat dhe funksionet e deleguara 645 milionë lekë; Gjendja Civile 806 milionë lekë; Emergjencat Civile 758 milionë lekë; Rezervat e Shtetit 98 milionë lekë; menaxhimi dhe zhvillimi i administratës publike 91 milionë lekë. Sipas llojit të financimeve, ato me fonde nga Buxheti kapin shifrat e 16.260 miliardë lekëve, financimet me fonde nga të ardhurat 317 milionë lekë, financim i huaj 714 milion lekë, pagesë për TVSH dhe kosto lokale 273 milionë lekë.
Imami: Të rriten pagat e ushtarëve
Ndërsa Ministria e Mbrojtjes përmes kreut të saj Arben Imami kërkoi rritje page për ushtarët profesionistë. “Ministria ka një buxhet të përcaktuar për shkak të anëtarësimit të vendit në NATO me 2 për qind të GDP-së, por unë kërkoj që ushtarëve profesionistë t’u rritet paga, pasi më e larta është 28 mijë lekë. Pa një rritje substanciale të pagave nuk do të jetë e mundur kryerja e një reforme të plotë dhe serioze”, - tha Imami gjatë raportimit në Kuvend. Komisioni për Sigurinë Kombëtare ka dëgjuar me dyer të mbyllura edhe pretendimet e Shërbimit Informativ Shqiptar (SHISH). Ky institucion ka përfituar këtë herë nga buxheti i shtetit një rritje të lehtë në fonde me 40 milionë lekë më shumë se buxheti i vitit të kaluar.