Si ndërrohen kompanitë celulare
23/11/2009 Vendimi i AKEP-it pas procesit të këshillit publik me palët e interesuara
Kompanitë do të nisin të ofrojnë praktikën e portabilitetit të numrave
Abonentëve të telefonisë celulare do t’u njihet e drejta e mbartjes së numrit nga një operator te një tjetër. Ky projekt shumë i rëndësishëm për krijimin e numrave personalë është në fazën e fundit të miratimit nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare. Qëllimi është të ndihmojë rritjen e konkurrencës në tregun celular, si dhe t’u japë mundësi përdoruesve të mbajnë kartën që dëshirojnë me kompaninë që ju leverdis më shumë.
Projekti
Prej vitit 2010 kompanitë që operojnë në tregun shqiptar do të ofrojnë shërbimin e ndërrimit të kompanisë duke mbajtur të njëjtën kartë, së bashku me udhëzimet e detajuara mbi mënyrën se si do të funksionojë. Kështu, nëse numri i telefonit i përket kompanisë “06X” dhe ju dëshironi të kaloni te kompania “06Y”, këtë shërbim do ta gjeni me një pagesë që do të publikohet më vonë, pa ndërruar kartën SIM. Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP-i) ka miratuar dokumentacioni në lidhje me komentet e palëve të interesuara që marrin pjesë në procesin e këshillimit publik për “Portabilitetin e Numrit”. Sipas ekspertëve të AKEP-it, ky dokument është përgatitur në përputhje me kuadrin ligjor dhe rregullator përkatës dhe i shërben procesit të realizimit të portabilitetit të numrit në Shqipëri. Ndërtimi dhe zbatimi i strategjisë së portabilitetit të numrave do të jetë një nga zgjidhjet më të domosdoshme dhe më efikase në këtë treg. Zbatimi i parimit të portabilitetit të numrave celularë në vendet ku është praktikuar ka dhënë efekte në rritjen e konkurrencës mes kompanive celulare. Pagesa do të jetë standarde dhe do të shpallet paraprakisht nga kompanitë duke e njoftuar klientin nëse aplikon për ndërrimin e këtij shërbimi.
Këshillimi publik
Kompanitë kanë sugjeruar që AKEP-i të planifikojë një proces të implementimit të mbartjes në dy faza, kjo pasi ka një kosto të lartë për kompanitë rreth 3 milionë euro. Faza fillestare do t’u krijojë mundësi operatorëve të blejnë dhe vënë në zbatim sistemet e nevojshme për të realizuar teknikisht zbatimin e mbartjes së automatizuar (rreth dy vjet). Ndërkohë bartja do të mundësohet me anën e një veprimi manual. Faza përfundimtare do të lidhet me fillimin e zbatimit të një procesi mbartjeje plotësisht të automatizuar. Në lidhje me pyetjen a jeni dakord që procesi i propozuar i bartjes mund të zbatohet nga të gjithë operatorët, disa nga operatorët kanë dhënë përgjigje negative, ndërsa të tjerë mendojnë se ky proces duhet të zbatohet nga të gjithë operatorët dhe fillimisht për operatorët celularë. “Konsiderojmë se është absolutisht e rëndësishme që të gjithë operatorët celularë në treg të përdorin të njëjtin proces bartje. Nëse do të ekzistonte mundësia për të zbatuar një proces mbartjeje me më pak shpenzime për një operator, kjo nuk mund t’i mohohej operatorëve të tjerë në treg”, - shpjegojnë disa prej specialistëve. Gjithashtu të tjerë operatorë tregojnë se ka nevojë për kohë dhe investime të konsiderueshme për të mundësuar plotësisht zbatimin teknik të mbartjes së automatizuar. “Ky proces mund të konsiderohet i lehtë për disa operatorë dhe i pazbatueshëm për disa të tjerë. Përjashtimi nga procesi i automatizuar i mbartjes i një operatori (sipas numrit të abonentëve) do të përbënte një shtrembërim të tregut të telefonisë celulare, si dhe diskriminim të disa operatorëve të caktuar”, - theksojnë disa përfaqësues të tjerë. Në tërësi procesi është mbështetur në zbatimin e tij, i automatizuar tërësisht ose pjesërisht, apo i automatizuar me faza të ndryshme kohore, që është tërësisht i njëjtë për të gjithë operatorët në treg.
Të drejtat dhe detyrimet e kompanive
Një prej kapitujve të rregullores në diskutim përcakton të drejtat dhe detyrimet e pajtimtarëve dhe operatorëve. Disa nga operatorët kanë sugjeruar, bazuar në eksperiencat e implementimit të “Portabilitetit të Numrave” në vendet evropiane, që AKEP-i të marrë në konsideratë rastet për mosplotësimin e të cilave operatori dhënës mund të refuzojë mbartjen e numrit. Mes tyre përmenden rastet kur ka një kërkesë të paplotësuar për portabilitetin e numrit, kur kërkuesi nuk mund të identifikohet, kur ka dy kërkesa ,bartjeje për të njëjtin numër, kur numri nuk është objekt i një shërbimi aktiv ofruar nga dhënësi, kur nuk janë përmbushur kushtet e kontratës së shërbimit, kur një detyrim financiar është i papaguar, kur përdoruesi ka një kartë SIM të bllokuar, kur aparati është i regjistruar si i vjedhur, për arsye të sigurisë kombëtare, kur ka vështirësi teknike. “Sugjerojmë përcaktime më të sakta në rregullore lidhur me komunikimin ndërmjet operatorëve gjatë procesit të mbartjes”, - theksojnë operatorët.
Procedura:
1. Kërkuesi i bartjes të numrit duhet të ketë një marrëveshje të vlefshme me operatorin prej të cilit kërkon të bartë (operatorin dhënës) për dhënien e shërbimeve të telekomunikacionit telefonik me anë të numrave të parashikuar nga kjo kërkesë.
2. Kërkuesi i bartjes nuk duhet të ketë kërkesa të tjera në progres për bartjen e numrit.
3. Operatori që do të ofrojë shërbimin telefonik mbasi numri është bartur (operatori marrës) duhet të iniciojë procesin për të njoftuar operatorin dhënës. Operatori dhënës është përgjegjës për të ndërmarrë të gjithë hapat për të mbyllur marrëdhënien kontraktuale ndërmjet kërkuesit dhe operatorit dhënës për numrin/numrat për të cilët është kërkuar bartja. Operatori marrës duhet të jetë përgjegjës përballë kërkuesit në lidhje me plotësimin e bartjes.
4. Kontrata me operatorin dhënës duhet të përfundojë në datën kur bartja është kryer me sukses.
5. Kontrata ndërmjet kërkuesit dhe operatorit dhënës duhet të mbarohet nën termat e dhënë në kontratën respektive. Bartja e numrit/numrave nuk duhet të sjellë paragjykim tek obligimet e nënshkruesit dhe të operatorit dhënës të paraqitura në kontratën që mbyllet, të lindura dhe të pambaruara para terminimit. Në rast të shërbimeve telefonike të dhëna ndërmjet kartave parapaguese, kërkuesi nuk duhet të jetë në gjendje të marrë kreditin e disponueshëm në datën e bartjes.
6. Pas mbartjes, kërkuesi duhet të mbajë numrin, kur shërbimi duhet të jepet
nga (emri i operatorit marrës) në bazë të një kontrate për dhënien e shërbimeve telefonike të mbyllur ndërmjet operatorit marrës dhe kërkues.
Ndryshimi i tarifave
Ndërhyrja e parë për uljen e tarifave u bë në shtator të vitit 2008. Rregullimi i tarifave të përdoruesve fundorë të tre operatorëve OFNT kryhet nëpërmjet metodës së rregullimit të normës së ndryshimit maksimal të tarifave. Rregullimi është parashikuar të kryhet për një kohëzgjatje 2-vjeçare, brenda së cilës janë parashikuar dy periudha 1-vjeçare. Objektivi i rregullimit të tarifave të përdoruesve të telefonave të dorës është reduktimi i tyre.
Abonentët
Shifrat më të fundit të AKEP-së tregojnë një rritje të përdoruesve të telefonisë celulare. Në fund të vitit 2008 numri i përdoruesve arriti në 2 964 473, një rritje e ndjeshme kjo me 27.6 për qind apo 642 mijë përdorues më shumë krahasuar me 2007-n. Rritjen e përdoruesve ekspertët ia dedikojnë futjes në treg të operatorit më të ri “Eagle Mobile” në mars 2008. Një tjetër masë në rritjen e konkurrencës do të ndërmerret pas dhënies së licencës së 4-t mobile.