Urgjencat në krizë nga fluksi i pacientëve
24/11/2009 Nis vaksinimi në azilet e të moshuarve dhe jetimore për gripin stinor
Pranvera Kola
Urgjencat e spitaleve dhe poliklinikat në të gjitha rrethet e vendit po përballen me një numër të madh pacientësh që manifestojnë simptoma të rënduara të dy llojeve të gripit që qarkullojnë në vendin tonë. Sipas të dhënave të raportuara, nga gripi sezonal evidentohen rreth 12-13 mijë raste të reja në javë, ndërsa nga gripi i derrit rezultojnë 169 raste të konfirmuara. Institucionet shëndetësore kanë nisur fushatën e vaksinimit për gripin e zakonshëm në shtëpitë e fëmijëve dhe të moshuarve në të gjitha rrethet e vendit. Sipas drejtorit të Politikave Shëndetësore në MSH, Pëllumb Pipero, kjo nismë ka si target grup-shtresat e margjinalizuara të shoqërisë dhe është pjesë e masave që ky dikaster merr në lidhje me përballimin e situatës gripale. Me uljen e temperaturave stinore, pritet që rastet me viruse stinore dhe ato me A/H1N1 të pësojnë një rritje të ndjeshme. Deri tani nga të gjitha mostrat e analizuara rezultojnë 169 raste me virusin e gripit të derrit, ndërkohë që janë edhe shumë mostra të tjera në proces analizimi. Gjeografia e pacientëve të ekzaminuar me A/H1N1, përfshin të gjitha qytetet e vendit, dhe pse numrin më të madh e mban Tirana, ku pjesa dërrmuese e tamponëve që kanë shkuar për ekzaminim janë marrë nga pavijonet e Qendrës Spitalore Universitare “Nene Tereza”. Ndërkohë në shkolla është vënë re mungesa të shumta të nxënësve. Karakteristike e rasteve të këtij viti janë ato me infeksione respiratore, që janë shtuar veçanërisht te moshat pediatrike. Përveç rëndësisë së marrjes dhe aplikimit të vaksinës, në parandalimin e gripit duhet mbajtur edhe një higjienë e rreptë personale, ku duhen evituar kontaktet me njerëzit e sëmurë me gjendje gripale. Gjithashtu kërkohet respektimi i masave bazë higjenike, në veçanti, mbulimi me shami kur kollitemi dhe tështijmë, eleminimi i pështyrjes në toke dhe larja e duarve me sapun disa herë gjatë ditës. Kategoritë që deri më tani nuk e kanë aplikuar ende vaksinën kundër gripit sezonal mund të nxitojnë ta bëjnë atë pasi ka ende efekt mbrojtës në forcimin e imunitetit.
Simptomat
Temperatura e lartë, kolla e fortë, dhimbje fyti, dhimbje muskulore, dhimbje koke dhe diarre janë disa prej shenjave të virusit stinor dhe atij A/H1N1. Sipas mjekëve, mjaftojnë dy a më tepër se këto shenja që qytetarët të kërkojnë ndihmën e mjekut të familjes dhe të mos neglizhojnë situatën. Pwr parandalimin kërkohet respektimi i masave bazë higjenike, në veçanti, mbulimi me shami kur kollitemi dhe tështijmë, eleminimi i pështyrjes në toke dhe larja e duarve me sapun disa herë gjatë ditës.
Durrësi e Fieri numër të lartë të prekurish
Shtohet numri i të prekurve me virusin e gripit të stinës që paraqiten pranë spitalit civil të Fierit. Gjatë 24 orëve në repartin e urgjencës paraqiten deri në 20 pacientë, ndërsa në spitalin pediatrik numri i fëmijëve të prekur shkon në 50 raste. Drejtorja e spitalit të Fierit, Donika Alushani, shprehet se, pavarësisht këtij fluksi, nuk mund të thuhet se ka epidemi gripale. Gjithashtu edhe në Durrës situata është paraqitur problematike, pasi janë shtuar rastet e përhapjes, për të cilat pohohet se paraqiten pranë urgjencave më shumë se 300 pacientë të moshave të ndryshme.