E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrogozhine/ Nje 27-vjecar vret te fejuaren dhe me pas veten

Ditën e sotme rreth orës 10.00’, Shërbimet e Hetimit dhe të Parandalimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Kavajë, morën njoftim se në ambjentet e një banese në Rrogozhinë ka ndodhur një krim brenda familjes.

Menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e policisë nga ku u formua grupi i posaçëm hetimor, të cilët aktualisht po merren me proçedurat e marrjes në pyetje si dhe veprimeve të tjera hetimore.

U konkludua se shtetasi Kreshnik Avdul Selmani, 27 vjeç, banues në Durrës, ka vrarë me armë zjarri të fejuarën e tij, në ambjentet e banesës së saj, shtetasen Marsida Xhemal Hoxha, 22 vjeç, dhe më pas ka vrarë edhe veten.
Paraprakisht, dyshohet se të rinjtë kanë patur një konflikt të çastit, konflikt i cili ka denigruar deri me marrjen e jetës së tyre.

Aktualisht, shërbimet e policisë në vendngjarje në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë po punojnë në drejtim të zbardhjes së motiveve të kësaj ngjarje të rëndë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›