E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrokadë emrash në Policinë e Shtetit

Hetuesi i tragjedisë së Gërdecit, Arben Frashëri, emërohet zv/drejtor i policisë në Durrës

TIRANË- Lëvizje në radhët e policisë së shtetit. Drejtorë qarqesh dhe shefa komisariatesh janë prekur nga lëvizjet që janë firmosur pak ditë më parë në drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Me anë të një deklarate zyrtare, policia bëri të ditur se ndërrimi i zyrtarëve të disa drejtorive të policisë në qarqe është kryer me qëllim përmirësimin e punës në strukturat e policisë vendore. Burime nga policia thanë se lëvizjet nuk janë kryer me tendencë, por vetëm në të mirë të punës së policisë. Kështu, Arben Frashëri, deri më tani në pozicionin e oficerit të policisë gjyqësore që po hetonte tragjedinë e Gërdecit është emëruar në detyrën e zëvendësdrejtorit të policisë së qarkut Durrës. Aleks Hajdari është komanduar drejtor i Policisë së Elbasanit, ndërsa deri më tani kryente detyrën e shefit të komisariatit të Durrësit. Ilia Nasi është emëruar drejtor i Policisë së Durrësit, ndërsa më parë ka qenë në stafin drejtues në Akademinë e Policisë. Nasi ka zëvendësuar Sokol Arapin, i cili është emëruar me detyrë shef sektori në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

TRANSFERIMET

Arben Frashëri emërohet Zv/drejtor i Policisë së Qarkut Durrës.

Aleks Hajdari, komandohet Drejtor i Policisë së Qarkut Elbasan

Ilia Nasi, emërohet Drejtor i Policisë së Qarkut Durrës

Sokol Arapi, emërohet me detyrë shef sektori në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit

Fran Rica, emërohet me detyrë Zëvendësdrejtor i Policisë së Qarkut Dibër

Hamza Bodlli, emërohet në Akademinë e Policisë,

Gjelosh Prendi, emërohet Shef Komisariati në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Durrës

Vullnet Topalli, emërohet shef i komisariatit të Policisë në Sarandë

Viktor Agai, emërohet shef i komisariatit të policisë në Ballsh

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›