Rrokaj hyn në garën e LSI-së për Tiranën
Lajmi është bërë i ditur nga vetë ai, i cili tashmë do të konkurrojë përballë nënkryetarit aktual, Edmont Panariti.
“LSI-ja në Tiranë ka pretendime të jashtëzakonshme, Kryesia, partia dhe unë mendoj që me kandidaturën time t’i përgjigjem asaj dëshire time personale, por dhe objektivave të Partisë, që Tirana siç ka qenë, por edhe më shumë të shërbejë si bastioni kryesor i LSI-së dhe këtë gjë ajo të shpreh që me zgjedhjet lokale që presim të vijnë vitin që vjen”, theksoi Rrokaj.
Ai ka shpalosur edhe projektin e tij, sipas të cilit do të synohet hapja e partisë sidomos ndal intelektualëve si dhe organizimi në të gjitha njësitë e kësaj dege, me synim rigjallërimin e gjithë anëtarësisë së LSI-së dhe prurjet e reja.
“Në vend të veçantë do të marrë rinia, sepse LSI-ja është e vetmja forcë që lind në demokraci dhe i takon që ta këtë në prioritetin e saj rininë. Në këtë pikëpamje unë mendoj se rinia e kryeqytetit siç ka gjetur vend do të ketë një hapësirë edhe më të madhe në konceptin tonë për drejtimin e Tiranës. Shpresoj që ajo të jetë dhe simbolika kryesore e zgjedhjeve të ardhshme të pushtetit vendor”, vijoi Rrokaj.