E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaçi në Bruksel, takime me udhëheqësit e lartë

Me këtë rast, kryeministri Thaçi do të zhvillojë takime me udhëheqës të lartë të Bashkimit Evropian, NATO-s dhe shtetit belg.

Kryeministri kosovar do të pritet në Bruksel nga përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, baronesha Catherine Ashton dhe nga komisioneri për zgjerim i BE-së, Stefan Fule.

Kryeministri Hashim Thaçi në selinë e Aleancës Veriatlantike të NATO-s do të pritet nga sekretari i përgjithshëm, Anders Fogh Rasmussen.

Gjithashtu, ai do të zhvillojë një takim edhe me homologun e tij, kryeministrin e Belgjikës, Yves Leterme, shteti i të cilit që nga data 1 korrik do të marrë udhëheqjen e presidencës së radhës së Bashkimit Evropian.

Në takimet e kryeministrit Thaçi me udhëheqësit e lartë të BE-së do të rikonfirmohet thellimi i Kosovës në të gjitha përkushtimet ndaj perspektivës evropiane të Kosovës, me theks të veçantë çështjet që kanë të bëjnë me liberalizimin e vizave, për marrëveshjen tregtare me BE-në dhe çështje të tjera me interes.

Pas marrjes së pyetësorit për Marrëveshje Tregtare me BE-në, në muajt në vijim Kosova pret marrjen e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave.

Në takimin me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmusen, kryeministri Thaçi do të prezantojë zhvillimet pozitive në sigurinë dhe stabilitetin e vendit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›