Rrudho debuton në miqësore me Lodz

Xhulian Rrudho debutoi në një ndeshje miqësore me ekipin e dytë të polakëve të Lodzit kundr Gornika Zabrze, ndërkohë që më ekipin e parë të Lodzit ishte aktivizuar ish-mesfushori i Teutës, Labinot Haliti (90 minuta). Takimi midis ekipeve të para u mbyll 1-1, ndërsa ai ekipeve të dyta përfundoi 4-1 për Gornika. Rrudho, ish-sulmues i Kievos në Serinë A, hyri në pjesën e dytë në vend të Jugovicit.