E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha “magjistar”, gol si kundër Anglisë B

Besart Berisha prodhoi një nga magjitë e tij të munguara qysh nga miqësorja e Shqipërisë kundër Anglisë B në Bërnli. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare shënoi golin e tretë në fitoren 3-0 të Bërnlit kundër Accrington Stanley.
Berisha ia doli të mposhtë tre mbrojtës kundërshtarë, duke lëshuar më pas një silurë, që bëri të pavlefshme përpjekjet e portierit zëvendësues Ian Dunbavin, në golin e parë të Besartit për Klaretsat. Një gol, që u kujtoi tifozëve golin e shënuar prej tij në "Turf Moor" kundër Anglisë B.
Trajneri i Bërnlit, Ouen Kojl thotë për mediat angleze: "Goli i Besartit do t'i japë atij më shumë besim. Unë jam i lumtur për të, tifozët ishin të jashtëzakonshëm me të dhe ai u shpërbleu atyre me një gol të madh. Ai shënoi një gol të mrekullueshëm dhe dhe ne do ta ndihmojmë atë të kthehet në nivelin që ka pasur më parë".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›