Trajneri kundërshtar ironik: “Curri na lehtësoi fitoren”

Erzgebirge Aue e shqiptarit Skerdilajd Curri e nisi në mënyrën më të keqe aventurën në Bundesligën e tretë gjermane (në vitin e parë të saj), duke humbur në shtëpi 2-0 me Eintrahtin e Braunshvajgur, por sulmuesi kavajas ishte protagonist në atë takim.
"Kleiner Albaner" (shqiptari i vogël, sic e përshkruan media gjermane Currin) pati një shans të madh për t'i dhënë avantazhin skuadrës së tij, por ish-sulmuesi i Partizanit, doli huq.
"Në të vërtetë unë dëshiroja ta gjuaja atë direkt, por topi devijoi paksa xhufkat e barit. Unë e pata më pas situatën në kontroll, por mbërriti menjëherë një braunshvajgas i cili më bllokoi këmbën", - komenton Curri për freiepresse.de rastin e humbur në minutën e 14-të.
Një minutë më pas ishte sërish Curri, i cili nuk arriti të kthente në gol një pas ëndrrash nga Mark Hensel, kur sulmuesi shqiptar doli plotësisht i lire para portës. Por atë që nuk e bëri 32-vjecari Curri, e bënë kundërshtarët me 22-vjecarin Daneberg.
"Ky gol ishte për ne si një injeksion mpirës", - thotë Skerdi, i cili luajti në pjesën e dytë me udhëzimin e trajneri të tij pas sulmuesve, një pozicion i preferuar i Currit.
"Unë kam luajtur gjatë gjithë fazës përgatitore në sulm dhe duhej të trajnohesha më shumë në rolin e lojtarit të pozicionit me numër dhjetë. Unë humba shumë topa. Më vjen keq për skuadrën", - tha Curri pas ndeshjes, duke i bërë një kritikë më shumë vetes.
Trajneri kundërshtar nuk i kurseu komplimentet ironike për shqiptarin. "Nëse Curri do të shënonte në minutën e 14-të, atëherë gjërat do të ishin bërë për ne shumë të vështira", - tha Torsten Liberkneht, trajneri i Eintrahtit. "Megjithatë ekipi im luajti me pasion".