Sinani në stol, sulmi Sukaj-Kaçi

Edhe pse pritej një rikthim nga minuta e parë i golashënuesit më të mirë të kampionatit të kaluar, Vioresin Sinanit, dyherë "Këpuca e artë " e Shqipërisë nuk do të luajë në takimin e kthimit të turit të parë eliminator të Kupës UEFA, Vllaznia-Koper. Ish-sulmuesi i Tiranës ende nuk është rikuperuar plotësisht për të pasur në këmbë 90 minuta.
Tekniku i ri i Vllaznisë, Agim Canaj, i cili udhëhoqi shkodranët në fitoren kundër sllovenëve (2-1) do të rreshtojë në vijën e parë, autorin e dy golave kundër Koperit, Xhevair Sukaj – ndeshja e lamtumirës për sulmuesin e ri të turqve të Gencelerbirlgi – dhe Albert Kacin.