Rrudho, kthim në shtëpi: në Itali

Xhulian Rrudho nuk do të luajë as me Partizanin - nuk ra dakord me shifrat e propozuara nga presidenti Xhani- e as me Tiranën -edhe kryedonatori Halili ofroi shumë më pak se pretendonte lojtari- duke i dhënë fund qëndrimit të tij në Shqipëri.
Sulmuesi 21-vjecar, i cili pak kohë më parë ishte në provë në Poloni me Lodz, u stërvit me Partizanin ditën e hënë, duke lënë përshtypjen se do të ishte pjesë e të kuqve, por vlerat financiare e kërkuara nga ish-futbollisti i Kievos (100 mijë euro në dorë me firmosjen e kontratës) ishin tepër të "kapardisur" për buxhetet e klubeve shqiptare.
Rrudho është rritur si futbollist në Itali, ku ka luajtur me disa ekipe të njohura përfshirë Ankonën e Kievon, madje ka luajtur edhe për disa minuta kundër Milanit të madh, por djaloshi mesa duket nuk e ka njohur aspak realitetin shqiptar.