“Kurum”, sponsori gjeneral i Elbasanit

Klubi i Futbollit "Elbasani" është bërë me sponsor turk. Kompania e prodhimit të celiqeve me bazë në ish-Kombinatin Metarlugjik, turkja "Kurum International", do të jetë sponsori gjeneral i skuadrës së presidentit Arben Laze për sezonin 2008-2009.
Drejtori i përgjithshëm i kompanisë turke, Koray Zeytinoglu vlerësoi bashkëpunimin, ndërsa kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini kërkon nga skuadra titullin e tretë kampion. Në javën e parë të sezonit 2008-2009 Elbasani barazoi në shtëpi 0-0 me Apoloninë debutuese.