E Shtunë, 31 Tetor 2026

Toski, shqiptari i gjuajtjeve të lira

Humbja 0-2 me Hertën në shtëpi ishte e keqe, por barazimi 1-1 në Këln ishte bukur. Trajneri i Eintrahtit të Frankfurtit, Fridhelm Funkel kërkon më shumë dyluftime, por flet për "Bild" edhe për shqiptarin Faton Toski, të cilit i janë ngarkuar goditjet nga këndi dhe gjuajtjet e lira (ashtu si Skela te Energi Kotbus).
"Ne presim shumë nga Faton Toski. Ai tregoi gjatë ndeshjes së Kupës së Gjermanisë dhe fazës përgatitore, se mund të luajë mjaft mirë edhe kundër kundërshtarëve të mëdhenj. Por ai është ende i ri dhe luan për herë të parë në një rrethe të ngushtë në formacionin fillestar. Kjo ështëe edhe për të një përgjegjësi e madhe, papritur të jesh edhe edhe njeriu i ngarkuar për gjuajtjet e lira. Deri tani ai nuk ia arritur, por ne shpresojmë".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›