Rruga Durrës-Morinë, në Orosh nxirren jashtë shtëpive banorët.
Edhe pse ende nuk kanë marrë dëmshpërblim nga ana e shtetit, për banesat e tyre, banorët e fshatit Bilisht, në komunën e Oroshit të rrethit të Mirditës, janë nxjerrë jashtë nga policia. Ndërkaq edhe shtëpitë e tyre të banimit kanë filluar të prishen nga ana e Policisë Ndërtimore e Shkodrës, për shkak të kalimit të autostradës Durrës- Kukës- Morinë. Banorët shprehen se akoma nuk kanë marrë paratë për shtëpitë. Vetëm 3 ditë më parë një komision ka shkuar për të kryer rivlerësimin e shtëpisë, ndërsa tashmë policia ndërtimore në bashkëpunim me policinë e rendit ponxjerr nga banesat. Një familje e mbetur e pastre do të strehohet përkohësisht në një autobus të shkatërruar. Është pronë e një të afërmit tonë ka deklaruar, kryefamiljari Paulin Prendi. Ndërkohë kryeministri vetëm para pak ditësh deklaroi në një interperlancë në parlament se do të dëmshpërbleheshin të gjitha banesat deri në qindarkën e fundit.