E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tragjedia, Rama ofron ndihmë për të dëmtuarit

 

Kryetari i Partisë Socialiste i ka ofruar dje ndihmën konkrete njërës prej familjeve të dëmtuara

TIRANË- Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, vizitoi dje një prej familjeve më të prekura nga tragjedia e Gërdecit. Në fshatin Moçaj, lideri i opozitës ngushëlloi familjen e Shefqi dhe Bukurie Canit, të cilët mbetën viktima në fabrikën e çmontimit të predhave, duke lënë jetimë tre fëmijë. Të zbritur nga malet e Martaneshit, për një jetë më të mirë në fshatin Gërdec, familja Cani po ndërtonte një shtëpi me të ardhurat e siguruara nga puna që bënin çdo ditë të dy bashkëshortit në fabrikë. Kryetari i Partisë Socialiste takoi pikërisht fëmijët jetimë, duke pare edhe karabinanë e shtëpisë, e cila do të ndërtohej me lekët, që mblidheshin nga fabrika e vdekjes. "Atje kanë qenë për çapën e bukës, për të bërë diçka këtu, për të na strehuar si gjithë të tjerët. Jam pa fjalë, jam i tronditur shumë, që kam humbur dy sytë e ballit. Unë nuk kam asnjë lloj ndihme, jam në mes të rrugës. Por me ndihmën tuaj shpresoj se mund të bëj diçka"-, i tha dje një prej djemve të shtëpisë, kryetarit të PS-së, Edi RamaKy i fundit, pasi dëgjoi tre djemtë bëri te ditur se duhet dhënë një ndihmë urgjente ndaj fëmijëve jetim. Kryetari i opozitës, u premtoi atyre, se me ndihmën e deputetit Sadri Abazi dhe sipërmarrësve të Partisë Socialiste, shtëpia e tre djemve do të ndërtohet e gjitha. "Janë shumë familjet e dëmtuara, janë shumë nevojat, por në radhë të parë familjet, që kanë humbur njerëz dhe jetimët, që nuk ka asnjë mundësi të vazhdojnë jetën, duhen ndihmuar me urgjencë. Ne morëm përsipër së bashku me njerëzit tanë sipërmarrës, që t'i lehtësojmë të ardhmen këtyre tre djemve të mbetur pa prindër. Shtëpia për të cilën kanë zbritur nga larg, nga malet e Martaneshit dhe për të cilën u vranë prindërit ka mbetur pa çati, ndërkohë që shtëpia, që kanë me qira është e përkohshme dhe duhet të dalin në fund të prillit",- tha Rama. Pikërisht për këtë arsye, kryesocialisti shtoi se me mundësitë modeste dhe me angazhimin e drejtpërdrejtë të një përfaqësuesi në parlament të Partisë Socialiste, që është edhe sipërmarrës, PS do t'i ndihmojë që të hedhin çatinë dhe të hyjnë brenda për të ndërtuar të ardhmen e tyre. "Kjo nuk është zgjidhje për të gjithë. Ne nuk kemi mundësi të zgjidhim problemet e të gjithëve, sepse ne jemi sotpër të ngritur zërin, në emër të të gjithëve në adresë të qeverisë, që duhet ta bëjë këtë punë. Por nga ana tjetër nuk mund të rrimë duarkryq dhe do të bëjmë gjithçka mundemi nga ana jonë për të impenjuar njerëz, për të impenjuar ndihma, për të impenjuar sipërmarrës, që të bëjmë sa të mundemi", tha ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›