Kaseta e sigurisë zbulon vatrën e zjarrit tek "Ardeno"
Zjarri në firmën "Ardeno"
është shkaktuar nga një
shkëndijë elektrike. Por,
deri në orët e vona të pasdites,
grupi hetimor ka qenë në dyshime
për këtë përfundim, pasi
në vendngjarje janë konstatuar
disa vatra zjarri. Kjo ka detyruar
fillimisht policinë të mos e klasifikojë
këtë ngjarje si zjarr nga
shkëndija elektrike, duke i shtyrë
hetimet edhe më tej. Por, është
zbuluar një kasetë sigurie, e cila
kishte filmuar shkëndijën, që
shkaktoi zjarrin masiv. Nga ana
tjetër, pronari i kësaj kompanie
mobiliesh kërkoi nga autoritetet
përkatëse dokumentimin e
plotë të ngjarjes, ndërkohë që ka
shpjeguar se dëmi arrin mbi 10
milionë euro.
Dje, por edhe dy ditë më parë,
kur ra zjarri masiv në ambientet
e firmës "Ardeno", grupi hetimor
ka marrë në pyetje shumë punëtorë
të kompanisë, pronarin e
saj dhe dëshmitarë okularë. Burimet
nga policia thanë se ata
janë pyetur në cilësinë e personave
që mund të kenë të dhëna
për dokumentimin e plotë të
ngjarjes. Nga ana tjetër, grupi
hetimor, me t‘u shuar zjarri, ka
filluar punën për gjetjen e shkakut.
Por, gjatë këqyrjes së vendit
të ngjarjes, me specialistë të
repartit të zjarrfikësve, ka pasur
një konfuzion për vatrën e tij.
Kështu, grupi i punës ka konstatuar
disa vatra, që mendohet
të jenë aktivizuar njëkohësisht,
duke u përballur me një fenomen
të rrallë gjatë përvojës së tyre.
Në këto kushte, kanë lindur dyshimet
se zjarri mund të jetë shkaktuar
qëllimisht. Megjithatë,
faktet nuk kanë qenë të plota për
të regjistruar këtë ngjarje si të
tillë. Burimet nga Drejtoria e
Policisë së Tiranës bënë të ditur
se nuk mund të fiksoheshin shkaqet
e plota të rënies së zjarrit,
kështu që vazhdon puna për
sqarimin e rrethanave. Por më
vonë, është zbuluar një kasetë
sigurie me filmime, e cila kishte
regjistruar në momentin para
dhe pas rënies së zjarrit. Nga kjo
provë e padiskutueshme, grupi
hetimor nuk e ka pasur të vështirë
të dokumentojë se zjarri
është shkaktuar nga një shkëndijë
elektrike në katin e parë
të godinës.
Pas luftës me zjarrin e fuqishëm
të dy ditëve më parë në
firmën "Ardeno", zjarrfikësit
kanë dalë dje me versionin e
parë të shkaqeve të mundshme.
Zjarrfikësit mendojnë se zjarri
ka shpërthyer si pasojë e një shkëndije
në panelin elektrik të
katit të parë të godinës. Ndërsa
pronari i "Ardeno"-s, Tonin Alia,
ka treguar për mediat situatën
në biznesin e tij para se të digjej.
"Dëmi i shkaktuar është mbi 10
milionë euro. Biznesi im, prej
një viti figuronte i pasiguruar.
Nuk arrita të bëja sigurimin për
shkak të burokracive", u shpreh
Alia. Sipas tij, do të jetë e vështirë
rimëkëmbja e biznesit, i cili
u dogj dy ditë më parë tërësisht.
"Është djegur linja e përpunimit
të drurit", sqaroi ai, duke shtuar
se do të përpiqet të
rimëkëmbë sërish biznesin. Në
kompaninë "Ardeno" punonin
rreth 40-50 persona, të cilët me
shkatërrimin e fabrikës kanë
mbetur aktualisht pa punë. Zjarri
që dogji godinën e kompanisë
së mobilieve të drurit ndodhej
shumë pranë disa pikave të
furnizimit me gaz, "Sofi Gaz"
dhe "Petrol Gaz". Zjarrfikësit
mundën të shmangnin një
tragjedi me pasoja të pallogaritshme
në rast të shpërthimit të
këtyre pikave.
është shkaktuar nga një
shkëndijë elektrike. Por,
deri në orët e vona të pasdites,
grupi hetimor ka qenë në dyshime
për këtë përfundim, pasi
në vendngjarje janë konstatuar
disa vatra zjarri. Kjo ka detyruar
fillimisht policinë të mos e klasifikojë
këtë ngjarje si zjarr nga
shkëndija elektrike, duke i shtyrë
hetimet edhe më tej. Por, është
zbuluar një kasetë sigurie, e cila
kishte filmuar shkëndijën, që
shkaktoi zjarrin masiv. Nga ana
tjetër, pronari i kësaj kompanie
mobiliesh kërkoi nga autoritetet
përkatëse dokumentimin e
plotë të ngjarjes, ndërkohë që ka
shpjeguar se dëmi arrin mbi 10
milionë euro.
Dje, por edhe dy ditë më parë,
kur ra zjarri masiv në ambientet
e firmës "Ardeno", grupi hetimor
ka marrë në pyetje shumë punëtorë
të kompanisë, pronarin e
saj dhe dëshmitarë okularë. Burimet
nga policia thanë se ata
janë pyetur në cilësinë e personave
që mund të kenë të dhëna
për dokumentimin e plotë të
ngjarjes. Nga ana tjetër, grupi
hetimor, me t‘u shuar zjarri, ka
filluar punën për gjetjen e shkakut.
Por, gjatë këqyrjes së vendit
të ngjarjes, me specialistë të
repartit të zjarrfikësve, ka pasur
një konfuzion për vatrën e tij.
Kështu, grupi i punës ka konstatuar
disa vatra, që mendohet
të jenë aktivizuar njëkohësisht,
duke u përballur me një fenomen
të rrallë gjatë përvojës së tyre.
Në këto kushte, kanë lindur dyshimet
se zjarri mund të jetë shkaktuar
qëllimisht. Megjithatë,
faktet nuk kanë qenë të plota për
të regjistruar këtë ngjarje si të
tillë. Burimet nga Drejtoria e
Policisë së Tiranës bënë të ditur
se nuk mund të fiksoheshin shkaqet
e plota të rënies së zjarrit,
kështu që vazhdon puna për
sqarimin e rrethanave. Por më
vonë, është zbuluar një kasetë
sigurie me filmime, e cila kishte
regjistruar në momentin para
dhe pas rënies së zjarrit. Nga kjo
provë e padiskutueshme, grupi
hetimor nuk e ka pasur të vështirë
të dokumentojë se zjarri
është shkaktuar nga një shkëndijë
elektrike në katin e parë
të godinës.
Pas luftës me zjarrin e fuqishëm
të dy ditëve më parë në
firmën "Ardeno", zjarrfikësit
kanë dalë dje me versionin e
parë të shkaqeve të mundshme.
Zjarrfikësit mendojnë se zjarri
ka shpërthyer si pasojë e një shkëndije
në panelin elektrik të
katit të parë të godinës. Ndërsa
pronari i "Ardeno"-s, Tonin Alia,
ka treguar për mediat situatën
në biznesin e tij para se të digjej.
"Dëmi i shkaktuar është mbi 10
milionë euro. Biznesi im, prej
një viti figuronte i pasiguruar.
Nuk arrita të bëja sigurimin për
shkak të burokracive", u shpreh
Alia. Sipas tij, do të jetë e vështirë
rimëkëmbja e biznesit, i cili
u dogj dy ditë më parë tërësisht.
"Është djegur linja e përpunimit
të drurit", sqaroi ai, duke shtuar
se do të përpiqet të
rimëkëmbë sërish biznesin. Në
kompaninë "Ardeno" punonin
rreth 40-50 persona, të cilët me
shkatërrimin e fabrikës kanë
mbetur aktualisht pa punë. Zjarri
që dogji godinën e kompanisë
së mobilieve të drurit ndodhej
shumë pranë disa pikave të
furnizimit me gaz, "Sofi Gaz"
dhe "Petrol Gaz". Zjarrfikësit
mundën të shmangnin një
tragjedi me pasoja të pallogaritshme
në rast të shpërthimit të
këtyre pikave.