E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy adoleshente denoncojnë: Na përdhunuan

Dy denoncime për përdhunim
janë regjistruar dje në Policinë
e Tiranës, ndërkohë që është
vendosur që autorët të ndiqen
penalisht në gjendje të lirë. Në
praninë e prindërve, dy adoleshente
janë paraqitur në ambientet
e policisë dhe kanë rrëfyer se ato
ishin përdhunuar nga dy persona.
Rasti i parë është denoncuar nga
K. M., 14 vjeçe, ndërsa i dyti nga L.
N., 17 vjeçe. Seksioni kundër krimeve
seksuale dhe lirisë së personit
bëri të ditur se në orën 11:00,
ka bërë kallëzim L. N, se në
mënyrë të përsëritur dhe në vende
të ndryshme, Shkëlqim Sh., 21
vjeç, ka kryer marrëdhënie seksuale
me dhunë. Ndërkohë, gjysmë
ore më vonë, ka bërë kallëzim adoleshentja
K. M., po për
përdhunim. Ajo ka deklaruar se
para një muaji, Luçiano Xh, 16
vjeç, ka kryer me të marrëdhënie
seksuale me dhunë. Sipas denoncimit
të saj, kjo ka ndodhur vetëm
një herë. Megjithatë, denoncimet
nuk kanë qenë shumë të besueshme
për policinë, e cila ka
shoqëruar dy të dyshuarit. Të
marrë në pyetje nga oficeri i policisë
gjyqësore, ata deklaruan se
kanë pasur lidhje intime me vajzat,
por prindërit e tyre i kishin
detyruar të denonconin. Në këto
kushte dhe për mungesë të
provave më të plota, policia ka
vendosur që të dyshuarit të
ndiqen penalisht në gjendje të
lirë. Adoleshentet janë marrë sërish
në pyetje në lidhje me denoncimet
e tyre, por ato nuk kanë
pranuar të tërheqin kallëzimet
penale. Sipas policisë, kjo çështje
do t‘i kalojë prokurorisë për hetime
të mëtejshme, ku pritet të
dalin në dritë fakte të reja.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›