E Enjte, 5 Nëntor 2026

Vaksinim falas kundër gripit edhe për edukatoret e çerdhes nr. 42 në Tiranë

Programi i vaksinimit falas kundër gripit po vijon me edukatoret e çerdhes nr. 42 në Tiranë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se vaksinimi falas kundër gripit po vijon në të gjitha shkollat, kopshtet, çerdhet për ruajtjen e shëndetit të mësuesve dhe edukatoreve.

“Edhe edukatorët e çerdhes 42 në Tiranë u vaksinuan kundër gripit. Vijojmë programin e vaksinimit në vendin e punës për të gjithë edukatorët dhe arsimtarët në vendin tonë. Kemi siguruar 368 mije vaksina falas për grupet e rrezikuara”, u shpreh Manastirliu duke sjellë momente nga ky proces.

Në të gjitha qendrat shëndetësore kudo në vend po kryhet vaksinimi falas ndaj gripit për grupet e riskut, të cilët janë të parët që e përfitojnë. Këtë vit numri i vaksinave është rritur në 368 mijë doza vaksina kundër gripit, kundrejt 70 mijë dozave që ishin në vitin 2019.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›