“IADSA” investon për ngritjen e një qendre sociale në Finiq

Në bashkinë e Finiqit ka filluar puna për ngritjen e një qendre ditore për të moshuarit e kësaj zone, të cilët përbëjnë edhe pjesën më të madhe të popullsisë.Është një investim i përfituar nga programi italian “IADSA” ,ku përfshihet rikonstruksioni i godinës dhe pajisja me infrastrukturën e nevojshme.Kryetari i bashkisë Kristaq Kiço thotë se përpjekje do të bëhen edhe për ngritjen e një qendre rezidenciale,nisur edhe nga kërkesa e lartë e banorëve.
“Pas kërkesave dhe aplikimeve që kemi bërë,arritëm të përfitojmë një fond prej 26 mln lek për ndërtimin dhe rikonstruksionin e një qendre ditore sociale për banorët e bashkisë së Finiqit.Është programi italian IADSA që po na mbështet, për t’iu përgjigjur nevojave të të moshuarve.Periudha e pandemisë nxori në pah shumë probleme sociale.Së bashku me Drejtorinë e Shërbimit Social kemi marre informacion mbi nevojat e problematikat e banorëve në të gjithë fshatrat, më qëllim që t’u ofrojmë ndihmë.Në fokusin tonë është edhe ngritja e një qendre rezidenciale për të moshuarit në nevojë.Edhe këtë do ta kërkojmë përmes programeve të ndryshme europiane ose qeverisë.Aktualisht jemi duke studiuar mundësitë për të shfrytëzuar godina të abandonuara.”- thotë Kiço
Bashkia minoritare e Finiqit numëron 35 mijë banorë ,në të 57 fshatrat,por aktualisht banohet nga 30 përqind e tyre,si pasojë e largimit në shtetin fqinj Greqi.