E Diel, 1 Nëntor 2026

Rruga Tirane-Elbasan, firmoset marreveshja 222.7 milione dollare

Ministria e Financave ka nenshkruar marreveshjen per financimin e tunelit te Kerrabes, pjese e autostrades Tirane - Elbasan. Banka Islamike per Zhvillime eshte ajo qe do financoje 222.7 milione dollare nga afro 400 milione dollare, qe eshte parashikuar te kushtoje i gjithe projekti.

Marreveshja

Gjate nenshkrimit te marreveshjes me presidentin e Bankes Islamike, kreu i Financave Ridvan Bode, tha se ky financim perben mbulimin me fonde te njeres prej veprave me te rendesishme per vendin. "Ky financim perben mbulimin me fonde te njeres prej veprave me te rendesishme te mandatit te dyte te qeverisjes, segmentin Tirane - Elbasan pjesa kryesore e aksit kombetar te jugut. Kjo kredi eshte me kushte te pershtatshme dhe me interesa minimale", ka pohuar gjate fjales se tij, Ministri i Financave, Ritvan Bode. Kredia prej 222.7 milione dollare ofrohet nga Banka Islamike per Zhvillim me nje maturim 17 vjecar, tre vjet pa pagese interesi, me pas interesi do te jete afro 5 per qind. Komponentet e rruges Tirane - Elbasan,e cila do te kete nje gjatesi prej 26 km nga 55 km qe eshte aktualisht, do te ndertohet ne kushte teknike per t'u pershkruar me nje shpejtesi sa trefishi i asaj qe lejohet aktualisht ne kete segment.

Rruga

Autostrada do te kete 3 segmente, i pari me gjatesi 13 km fillon nga unaza e Tiranes deri ne hyrjen e tunelit. Segmenti i dyte perfshin ndertimin e dy tuneleve te ndare, me dy drejtime te levizjes. Tuneli i pare me gjatesi 2.1 km dhe tuneli i dyte 2.3 km. Segmenti i trete ka gjatesi 10.8 km, qe fillon ne daljen e tuneleve ne dhe perfundon ne hyrje te qytetit te Elbasanit. Vlera totale e investimit te segmentit prej 400 milione dollaresh do te vijoje te ndermjetesohet permes Bankes Islamike per Zhvillim duke kontraktuar dhe donatore te tjere. Donatore si, Fondi i Abu Dabit te cilit i eshte kerkuar te financoje 100 milione dollare. Fondit Saudit per Zhvillim i eshte kerkuar te financoje 15 deri ne 25 milione USD po ashtu edhe fondit te Opek-ut i eshte kerkuar te financoje 15 deri ne 25 milione dollare. Pjesa tjeter e shumes se mbetur do te financohet nga qeveria.

Firma greke 18 muaj afat per ndertimin

Afati i punimeve eshte parashikuar te zgjase 18 muaj nga fillimi i punimeve, qe sic eshte bere publike nga qeveria do te hapet brenda vitit 2013. Nderkaq diten e merkure, Agjencia e Prokurimit Publik ka publikuar ne sajtin e internetit firmen fituese, duke zyrtarizuar ne kete menyre emrin e firmes greke "Aktor" qe do ndertoje nje nga veprat me te veshtira inxhinerike ne Shqiperi. Kompania "Aktor" eshte firma me e madhe e ndertimit te rrugeve dhe veprave publike ne Greqi. E themeluar qe ne vitin 1950 ajo ka nje eksperience mbi 60 -vjecare ne industrine e ndertimit dhe zbatimit te projekteve te infrastruktures.

Segmentet e rruges

Segmenti rrugor Nr. 1, me gjatesi 13 km, qe fillon nga unaza e Tiranes deri en hyrjen e tunelit.

- Segmenti Nr. 2, i cili perfshin ndertimin e dy tuneleve te ndare dhe me dy drejtime te levizjes me gjatesi secila prej 2.1 km dhe 2.3 km dhe gjatesi mesatare prej 2.2 km dhe qe po ashtu do te financohet nga kjo kredi.

- Segmenti rrugor Nr. 3, i cili ka gjatesi 10.8 km, qe fillon ne daljen e tuneleve ne Km 15 + 200 dhe perfundon ne km 26 + 000 ne hyrje te qytetit te Elbasanit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›