E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arvizu: "Cdo lloj zgjedhje ka ndikim popullor" Rozeta Rapushi

Kryetaret e bashkive dhe komunave duhet te punojne per qytetaret dhe se me te drejte shqiptaret pyesin dhe duhet te pyesin mbi programet dhe se cfare ofrojne ata. Keshtu u shpreh ambasadori i Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne vendin tone, Aleksander Arvizu, gjate vizites se tij ne Shkoder. Duke kembengulur ne prezantimin e cdo kandidati te programeve dhe punes se tyre, Arvizu theksoi se keto jane edhe arsyet pse shqiptaret do te votojne. "Procesi i 8 majit, pervecse do te caktoje kryetaret e bashkive dhe komunave te vendit, si cdo proces tjeter zgjedhor, ka ndikim kombetar. Kryetaret e bashkive dhe te komunave duhet te punojne per qytetaret dhe ata ne fushate elektorale me te drejte i pyesin se cfare ofrojne kandidatet", u shpreh dje Arvizu. Ne viziten e tij ne Shkoder, Arvizu vuri ne dukje faktin se kudo qe ai ka shkuar, qytet apo fshat me ardhjen e tij ne Shqiperi, cdo kryetar bashkie apo komune ka punuar per zonen e tij. "Ne te gjitha qytetet dhe fshatrat ku kam shkuar, kam pare se kryetare qofte te PS-se, qofte te PD-se kane punuar per zonat qe ata drejtojne. Edhe ketu shoh nje permiresim te dukshem ne krahasim me kohen e permbytjeve te janarit", theksoi Arvizu, duke vleresuar edhe punen e bere ne qytetin e Shkodres. Ambasadori amerikan, zhvilloi takime me prefektin dhe kryetarin e bashkise se Shkodres, ku u njoh me pergatitjet qe po behen per mbarevajtjen e procesit zgjedhor te 8 majit. Kjo ishte hera e dyte qe ambasadori amerikan viziton Shkodren dhe vleresoi ate qe ai e quajti permiresim te dukshem ne krahasim me viziten e pare qe kishte zhvilluar ne kohen e permbytjeve, ne janar te ketij viti. Prej kohesh ambasadori amerikan Arvizu, u ben thirrje forcave politike per nje debat publik mes kandidateve kryesore ne vend, duke u fokusuar ne dy kandidatet per bashkine me te madhe ne vend Tiranen, Edi Rames- PS dhe Lulezim Bashes- PD. Nderkohe qe duke komentuar disi edhe situaten politike dhe diskutimet mes forcave politike para zgjedhjeve, diplomati amerikan eshte shprehur kohe me pare kunder ndryshimit te Kodit Zgjedhor para zgjedhjeve lokale, duke theksuar se nuk ka kohe dhe nje proces i tille mund te realizohet pas zgjedhjeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›