Rruga Tiranë–Elbasan hapet pranverën e ardhshme
14/02/2012 Ministri Olldashi nënshkruan me kompaninë kuvajtiane “Korpi”
Brenda pranverës së vitit të ardhshëm aksi i ri rrugor Tiranë–Elbasan do të jetë plotësisht i kalueshëm. Pak pas nënshkrimit të marrëveshjeve për ndërtimin e segmenteve rrugore, në të dy anët e tunelit, me kompaninë kuvajtiane “Korpi” së bashku me atë greke “Aktor” ministri i Transporteve tha se puna do të nisë brenda kësaj jave dhe afati parashikohet të jetë 480 ditë. Edhe pse nuk u dha një datë e përfundimit të punime, parashikohet që rruga të jetë efiçente gjatë vitit 2013. Këto deklarata u bënë në prezencë të përfaqësuesve të bankave financuese dhe ndërtuesve. "Brenda dy ditëve nga nënshkrimi i marrëveshjes kompanitë do të nisin punimet në dy akset rrugore. Ministria në mbështetjen që do tu japë ndërtuesve garanton që brenda pranverës së vitit 2013 të kemi tranzitin e parë nga Tirana në Elbasan", - u shpreh dje ministri Olldashi. Segmentet që pritet të fillojnë ndërtimin janë: segmenti i parë nga Sauku deri në hyrje të tunelit, që ka një gjatësi prej 13 kilometrash dhe një kosto rreth 84 milionë euro. Segmenti i dytë është nga dalja e tunelit deri në qytetin e Elbasanit, ka një gjatësi prej 11.7 km dhe një kosto ndërtimi prej 85 milionë dollarë. Kostoja fillestare e kësaj rruge ishte 407 milionë dollarë, por aktualisht, për shkak të krizës dhe mungesës së punës për kompanitë e huaja, kjo shifër ka zbritur në 293 milionë dollarë, pra rreth 110 milionë më pak. Ky aks rrugor ka gjatësi 27 kilometra, gjerësi 28.2 metra dhe përfshin ndërtimin e 4 vijave të kalimit dhe dy korsi emergjence. Shpejtësia e lëvizjes do të jetë 120 kilometra në orë. Autostrada Tiranë–Elbasan është vepra e dytë infrastrukturore e rëndësishme pas rrugës Rrëshen–Kalimash. Rruga do të ketë katër breza, e pajisur ndër të tjera me një numër të madh viaduktesh, 21 të tilla, 7 mbikalime dhe 4 nënkalime. Rruga Tiranë–Elbasan parashikohet të jetë një ndër rrugët më të leverdishme që ka ndërtuar qeveria shqiptare, pasi llogaritet të kthejë investimin brenda një kohe shumë të shkurtër.