Leskaj: S’do të lejojmë që PD-ja të përdorë kartat në favor të saj
24/04/2009 PS bojkoton seancën, përsërit kërkesën për letërnjoftime falas
Patozi: Pretendimet tuaja janë alibi për humbjen e procesit
Opozita parlamentare, më e zbutur në qëndrimin e saj ndaj zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit, i kërkoi sërish dje Kryeministrit Berisha dhe qeverisë së tij të heqë “taksën e votës”. Në shenjë proteste dhe në pritje të zgjidhjes së kësaj çështjeje, kryetarja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste Valentina Leskaj kërkoi gjatë seancës në prezencë vetëm të deputetëve të mazhorancës që kjo e fundit të mos mbajë asnjë ditë më shumë peng të ardhmen integruese të vendit, por të dëgjojë opozitën. “Partia Socialiste është më e interesuara për zgjidhjen e problemit, për pajisjen në kohë të zgjedhësve pa pasaportë me letërnjoftime dhe është e vendosur të kërkojë deri në fund zhvillimin e zgjedhjeve të lira. Dua t’ju përsëris edhe një herë në emër të grupit se ne nuk do të lejojmë që PD-ja të përdorë në favor të saj letërnjoftimet. Ndërkohë ne jemi seriozisht të angazhuar dhe tërësisht të përgatitur për zgjedhjet e 28 qershorit, ne jemi të vendosur të mos lejojmë zgjedhje jashtë standardeve demokratike”, - tha ajo. Duke përmendur vlerësimin që Kryeministri Berisha ka ndaj sistemit: “Gjithë shërbimet në një sportel” (One Stop Shop), Leskaj i sugjeroi atij ta zbatojë për çështjen e rëndësishme që lidhet me të drejtat e shtetasve për të votuar, pajisjen e qytetarëve me karta identiteti.
Reagimi
Mazhoranca nuk ka ndryshuar pozicionin e saj lidhur me këkresën e opozitës për çështjen e kartave të identitetit, duke e konsideruar të mbyllur si çështje. Ai i ka cilësuar alibi për humbjen në zgjedhjet e qershorit kundërshtitë e opozitës. “PS-ja nuk kërkon karta identiteti, por kërkon një kartë për të njollosur paraprakisht procesin dhe për të prishur zgjedhjet e 28 qershorit, por këtë qëllim nuk ka për ta arritur kurrë”, - tha menjëherë pas fjalës së Leskajt kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Astrit Patozi.