E Diel, 1 Nëntor 2026

Rruga drejt kalase se Lezhes FSHZH jep 170 mln leke

Kalaja e Lezhës do të bëhet lehtësisht e vizitueshme për turistët falë një investimi prej 170 milion lekësh të Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Rruga tejet e dëmtuar kishte hequr nga guidat turistike këtë kala si dhe kishte vështirësuar së tepërmi jetesën e banorëve të lagjes Sheher. Tashmë me rindërtimin e saj që është në fazën përfundimtare pritet një dyfishim i numrit të turistëve vendas dhe të huaj.

“Ka dekada që qytetarët lezhianë presin një rrugë për të bashkuar asetin historic të këtij qyteti siç është kalaja me qytetin e Lezhës, por edhe për të bashkuar një lagje me vlera të jashtëzakonshme historike, tradicionale. Gjithashtu edhe për të bërë të mundur të rritet sa më shumë fluksi i turistëve të cilët duan që të vizitojnë  këtë asset që ka kjo lagje historike”- tha kryetari I bashkisë së Lezhës, Viktor Tushaj.

Kalaja e Lezhës ka origjinë ilire dhe është rindërtuar në vitin 1440. Rrënojat e ndërtesave osmane brenda kalasë, xhamia dhe dy kulla janë objekte të ruajtura mirë deri në ditët e sotme dhe që përbejnë interes për tu vizituar . Kalaja e Lezhës është monument kulture.

Lindita Kokaj   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›