Sigurimet shendetesore do te njihen edhe nga privatet

Të gjithë personat, që paguajnë sigurimet shëndetësore së shpejti mund të marrin shërbime edhe në spitalet private. Edhe pse ligji sigurimeve shëndetësore është i ri, thotë Drejtori i Politikave në Ministrinë e Shëndetësisë, Pëllumb Pipero dhe do edhe dy vjet të implementohet, nuk përjashton spitalet private për të pritur pacientët e siguruar, me çmime të arsyeshme.
“Në rast se një shërbim me këtë kontribut dhe këtë nivel mbulese siguracionesh në institucionin publik e ka falas apo të mbuluar, në institucionin privat merr atë pjesë të kontributit që i takon për sëmundjen sipas sistemit dhe atje paguan diferencën”- tha Pipero.
Pipero thotë për AS se ligji përjashton vetëm spitalet e pakontraktuara nga Fondi Kombëtar i Sigurimeve Shtetërore.
“Në momentin që ligji bëhet i implementueshëm për sistemin, pra në fund të dy vjetëve, kontributi që ti ke dhënë duke u siguruar mund të përkthehet në shërbim në një institucion public apo në një institucion privat me një kusht, që institucionet të jenë të kontraktuara nga Fondi Kombëtar i Sigurimeve. Kontraktimi do të bëhet në bazë të performancës në bazë të standarteve, në bazë të akreditimit”- tha Pipero.
Aktualisht në vendin tonë vetëm në shërbimin parësor dhe në disa spitale rajonale publike funksionon skema e sigurimeve shëndetësore. Rreth gjysma e popullsisë merr shërbime falas, pasi paguajnë rregullisht sigurimet për shëndetin.
Julia Bardhushi