Alarm i rremë në ALSAT, rast i përsëritur
Alarmi per vendosjen e nje bombe ne godinen e Televizionit ALSAT rezultoi i rreme. Alarmi u dha ne sallen operative te policise se Tiranes permes nje telefonate pak para mesdites. Sipas hetimeve paraprake te policise, telefonata qe njoftonte vendosjen e bombes ishte bere nga nje kabine telefonike jo shume larg godines se televizionit ALSAT. Mesohet se telefonuesi ka qene nje burre, ende i paidentifikuar. Menjehere pas kesaj telefonate, ekipet e posacme te antiterrorit dhe antieksplozivit mberiten ne godinen e televizionit, ku pas evakuimit te stafit, per gati 90 minuta kontrolluan te gjitha ambjentet dhe godinat per rreth televizionit.
Drejtori i Policise se Tiranes, Tonin Vocaj, i cili drejtoi vete operacionin tha se njoftimi per bombe ne godinen e Alsat ishte i reme. "Godina është e sigurt. Punonjësit mund të rikthehen. Nuk ka asnjë lloj problemi" tha Vocaj. Stafi i televizionit Alsat u rikthye ne pune menjehere pas kesaj deklarate te drejtorit te policise se Tiranes.
Nderkaq, uniformat blu pasi kane lokalizuar kabinen nga eshte bere telefonata, po punojne per te identifikuar autorin e saj, pasi cdo telefonate qe behet ne sallen operative regjistrohet dhe analizohet nga ekspertet e policise kriminale. Nuk eshte hera e pare qe alarmet e rema per bombe trondisin opinionin e gjere. Ato jane kthyer ne nje mode ne menyre te vecante ne shkolla dhe institucione te tjera. Nje rast i ngjashem ka ndodhur edhe ne dhjetorin e vitit te shkuar prane televizionit Alsat, ku nje alarm i ngjashem per bombe rezultoi i reme. Nje valixhe prane televizionit u shperthye nga ekspertet antimine ne dhjetor 2009.
Denada Shkodrani
Azhornuar së fundi ( e martë , 13 prill 2010 ) < I mëparshmi