Rruga e Ndroqit nevoje per zgjerim
Duket se pas situates se krijuar prej reshjeve ne autostraden Durres ndash Tirane dhe anasjelltas rruga e vjeter ajo qe quhet ndryshe e Ndroqit ka zgjidhur mjaft problem ne qarkullimin e mijera mjeteve qe qarkullojne nga te gjitha zonat e vendit. Pavaresisht kushteve dhe permasave per shkak te numrit te madh te automjeteve kjo rruge gjithsesi e perballoi me sukses fluksin e madh te mjeteve edhe ne rastin kur autostrada doli per pak ore jashte funksionit sikurse ngjau gjate diteve te fundit si pasoje e reshjeve te shiut. Per here te pare autostrada u bllokua pas shperthimit te Gerdecit dhe rruga e vjeter Tirane ndash Durres perballoi ngarkesen e krijuar asokohe. Drejtuesit e Qarkullimit Rrugor dhe te pushtetit vendor ne Durres u shprehen per standard se rruga e Ndroqit sic quhet ndryshe eshte nje aks alternativ i domosdoshem jo vetem se lidh Tiranen me Durresin por edhe se nepermjet tij lidhen qytetet e jugut me Tiranen vetem gjate dites se shtune nepermjet kesaj rruge qarkulluan per ne Tirane 12 urgjenca mjekesore me te semure qe kishin nevoje per ndihme nga mjeket e kryeqytetit. Aksi Tirane ndash Durres rruga e vjeter nga Ndroqi qe lidh ish-Kombinatin me zonen e Plepave eshte 32 km i gjate. Rruga perbehet vende-vende nga 2 korsi e ne disa segmente edhe nga 3 te tilla por edhe pse ka vite qe eshte ndertuar autostrada Durres ndash Tirane qe lidh keto dy qendra te medha rruga e vjeter nuk e humbi vleren e saj. Makinat e qyteteve te jugut te vendit vazhduan te kalojne nepermjet saj per te shkuar ne Tirane. Kjo rruge ka sherbyer edhe si alternative gjate diteve kur per shkaqe objektive autostrada ka qene e bllokuar. Ne Drejtorine e Qarkullimit Rrugor te Durresit u shprehen Gjate dites se premte dhe te shtune ne sallen e komandimit jane regjistruar mbi 1 mije telefonata nga qytetare te ndryshem te cilet kerkonin informacion per gjendjen e autostrades dhe atyre iu eshte sugjeruar kalimi nepermjet rruges se vjeter. Edhe studentet durrsake dhe te punesuarit ne Tirane kane shfrytezuar kete rruge per te shkuar apo per tu kthyer ne Durres. Vetem rastet e urgjences kane qene 12 gjate dites se premte - tregojne ne spitalin e Durresit. Rruga Durres ndash Tirane dhe anasjelltas mesatarisht eshte pershkuar per 2 ore deri 2 ore e 30 minuta. Kjo per shkak te mbingarkeses se saj. Inspektoret e qarkullimit rrugor te Durresit kane numeruar 20 mije automjete ne harkun kohor 10.00-1400 te cilat kane levizur pergjate ketij segmenti. Kjo problematike ka nxjerre si domosdoshmeri jo vetem mirembajtjen e kesaj rruge e cila ne mjaft vende paraqitet shume e demtuar por edhe zgjerimin e saj me 2 korsi te tjera. Nje gje e tille do ta lehtesonte shume trafikun ne dite te jashtezakonshme.