E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjendet ne Shqiperi minorenia italiane e humbur prej 4 ditesh

Gjendet ne Shqiperi 16-vjecarja italiane e cila rezultonte e zhdukur qe nga mengjesi i se merkures nga shtepia e saj ne Terme Vigliatore te qytetit te Mesines. Mbremjen e se dieles rreth ores 1900 Mariagrazia Ruvolo i ka telefonuar te emes duke i kerkuar falje per ate cfare kishte ndodhur dhe duke i thene se ndodhej ne nje qytet jugor te Shqiperise shkruajne mediat italiane. Sipas policise vajza ka pohuar se ishte njohur me mashtruesin e saj 41-vjecarin italian Fausto Vignolo nga Chiavari i Gjenoves nepermjet Facebookut. Sipas burimeve policore 41-vjecari i divorcuar e kishte bindur vajzen minorene qe te largoheshin se bashku ne nje vend ku askush nuk mund ti gjente dot. Tashme 16-vjecarja eshte nen perkujdesin e konsullit italian ne Vlore Strozzi dhe murgeshave italiane ne kete qytet te cilat e kane strehuar per momentin adoleshenten. Nderkohe nga policia shqiptare mesohet se 41-vjecari eshte shoqeruar dje ne komisariat dhe per momentin do te ndiqet ne gjendje te lire vetem per akuzen e mashtrimit me ane te krimeve kompjuterike nga Prokuroria e Tiranes. Qe ne fillim prinderit e minorenes kane pasur dyshimet se vajza eshte larguar per tiu bashkuar nje burri shume me te madh se ajo nga Chiavari. Vajza rezultonte e zhdukur qe nga e merkura ajo ishte nisur per ne shkolle dhe nuk eshte kthyer me ne shtepi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›