Faleminderit zoti kryetar, Te nderuar anetare te Komisionit Parlamentar per Hetimin e Veprimtarise te Sherbimit Informativ Shteteror, Jam sot ketu per te vazhduar, jo vetem bashkepunimin tim ins
Faleminderit zoti kryetar,
Te nderuar anetare te Komisionit Parlamentar per Hetimin e Veprimtarise te Sherbimit Informativ Shteteror,
Jam sot ketu per te vazhduar, jo vetem bashkepunimin tim institucional me ju per zbardhjen e te vertetave te veprimtarise te ish – drejtorit te Sherbimit Informativ Shteteror, por dhe per te bere detyren per te kontribuar realisht me sa me shume prova, qofte edhe indirekte, per njohjen e nje realiteti, jo shume te qarte per te gjithe ne.
Heren e fundit, kur u paraqita para jush, ndermjet te tjerash, sqarova se ka shume gjera te paqarta ne kuptimin se nuk provohet ne menyre te drejt per drejte veprimtaria e ish- drejtorit. Megjithate, duke qene se ligji me ngarkon mua si Kryeminister te verifikoj edhe te dhena teper sekrete te arkivit te ketij institucioni, kam derguar me autorizim te posaçem Drejtorin e Departamentit te Kontrollit te Brendshem, per te verifikuar menyren e menaxhimit te fondeve publike ne dispoziocion te ketij institucioni.
Me kete rast, me lejoni te shpreh shqetesimin e krijuar para disa ditesh, me rastin e caktimit nga ana juaj, te disa eksperteve qe do te benin disa verifikime edhe ne kete lloj arkive, e cila sic shpjegova me lart, mund te preket me autorizim dhe si atribut vetem i Kryeministrit dhe, ne nje faze te mevoneshme, edhe Prokurorit te Pergjithshem. Pra une shpresoj qe ky keqkuptim, tashme eshte tejkaluar me ju.
Do t'ju lutesha te konsiderohet, gjithashtu, qe prezenca ime sot ketu eshte pergjigje e interesimit tuaj instucional per materialet e konsideruara " teper sekret". Nga studimi i menyres se menaxhimit te fondeve publike me rezulton, siç do te shihni edhe ne materialin e pergatitur qe do t'iu dorezoj, serish informacion i klasifikuar, sa vijon:
E para: Sherbimi Informativ Shteteror ka ne dispozicionin e vet nje fond te posaçem per shperblimin e bashkepunetoreve, sigurimin e informacionit, per veprimin e bashkeveprimin e strukturave te fshehta legale etj. Verifikimi yne tregon se perdorimi i ketij fondi ka qene pothuajse totalisht jashte kontrollit, dhe ne vleresimin tim abuziv. Per me teper, i pa formatuar mire me rregulla, detyre kjo qe i takon drejtuesit te institucionit.
E dyta: Ne kundershtim te hapur me vendimin e Keshillit te Ministrave Nr.17, te dates 21 Janar te vitit 2000, ish –drejtuesi i Sherbimit Informativ Shteteror e ka keqperdorur fondin e vene ne dispozicion, ne kundershim me destinacionet e percaktuara qarte ne kete vendim.
E treta: Nga te gjitha verifikimet tona rezulton se justifikimi ligjor i shume pagesave te bera, jo vetem le shume per te deshiruar, por vleresoj qe eshte abuziv. Mjafton te permend ketu faktin qe, ne disa raste, vertetohet se shpenzimet e bera jane te padetajuara dhe, personat perfitues kane nenshkruar ne copa letre, qe nuk kane asnje vlere juridike kontabel, madje pa permedur as personin qe ka bere pagesen.
E katerta: Jane te provuara, tashme, prokurime te drejtperdrejta te kryera me urdher te ish-titullarit, te paligjshme dhe te pajustifikuara, te cilat nuk jane kontrolluar nga Kontrolli i Larte i Shtetit, per shkak se jane shpenzuar nga fondi i vecante i permendur me larte dhe qe, ne fakt, duhet te ishin prokuruar me tender te hapur dhe jo me kete fond te veçante.
Duke vleresuar ne sinteze keto fakte, une, jo vetem si Kryeminister, por edhe si qytetar, i jam bindur detyrimit per kallezim, te parashikuar nga legjislacioni penal dhe kam kallezuar per ndjekje penale zotin Fatos Klosi per vepren penale te shperdorimit te detyres. Kjo, sipas meje, nuk perben shmangie nga e drejta e detyrimit te Komisionit tuaj te nderuar, per te zhvilluar hetimet parlamentare te nevojshme. Jam konsultuar edhe me legjislacionin ne fuqi dhe me rezulton se nuk ndalohet hetimi i prokurorise kur ka edhe hetime te tjera te nisura, qofshin keto edhe hetime parlamentare. Gjithashtu, ne kete funksion dhe per keto shkaqe, kam urdheruar shkarkimin nga detyra te dy drejtoreve te drejtorive ne Sherbimin Informativ Shteteror, te cilet rezultojne gjithashtu pergjegjes per keqmenaxhim fondesh. Une deshiroj dhe shpresoj te jem komplementar ne misionin tuaj duke bere detyren time si Kryeminister dhe, te gjithe se bashku, t'i sherbejme te vertetes. Per kete qellim po u dorezoj relacionin perkates ku pasqyrohen te gjitha shkeljet financiare te siperpermenduara.
Ju falenderoj per bashkepunimin dhe mirekuptimin paraprakisht!