E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA akuzon 17 banka për shkak të kredive hipotekë

Nga Express më 03 shtator 2011 në ora 12:49

Zyrtarët amerikanë kanë ngritur padi kundër 17 bankave kryesore për shkak të humbjeve të shkaktuara si rezultat i vlerësimit të gabuar të kredive hipotekë, gjë e cila obliguesve në këtë vend u ka kushtuar dhjetëra miliarda dollarë.

Në akuzën e paraqitur nga Agjencia federale për financimin e sigurimeve banesore, përfshihen ndër tjera, bankat Goldman Saks, Barclays, Bank of Amerika, Deutche Banka k, HSBC, Banka mbretërore skoceze, Nomura, Citygrup dhe Sosiete General, shkruan gazeta “New Yorkt Times”.

Zyrtarët amerikanë thonë se bankat u kanë shitur investuesve hipoteka pa mbulesë dhe se kanë fshehur informacionet për personat që kanë marrë kredi në bazë të të dhënave të stërmadhuara ose të falsifikuara për të hyrat.

Përfaqësuesit e agjencisë, e cila mbikëqyr afarizmin e kompanive gjigante në segmentin e hipotekave Fani Me dhe Fredi Mac, kanë akuzuar bankat për konfirmim të pamjaftueshëm të kualitetit të investimeve të hipotekave të sigurimit, të cilat ua kanë shitur investuesve para shpërthimit të krizës financiare globale në vitin 2008.

Fani Me dhe Freddy Mac për shkak të transaksioneve të këqija kanë humbur më shumë se 30 miliardë dollarë, dhe më vonë është dashur t’i shpëtojë Qeveria amerikane.

Agjencia në korrik ka akuzuar bankën UBS dhe me këtë rast ka kërkuar kthimin e 900 milionë dollarëve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›