Trysnia, mbi kokat e shqiptareve
Zgjedhjet e 28 qershorit jane nje sfide e madhe per Demokracine Sociale, per opoziten ne teresi, por edhe per Shqiperine. Jane zgjedhjet e para parlamentare qe do te zhvillohen pas anetaresimit te plote te vendit tone ne NATO dhe pas hyrjes ne fuqi te M.S.A-se me BE dhe pas aplikimit per statusin e vendit kandidat. Zgjedhjet e lira e te ndershme edhe pa qene anetar i NATO-s dhe i BE-se, jane tregues te nje shoqerie, te nje shteti e te nje qeverisjeje demokratike. Por ne rastin e Shqiperise, ne nje vend me demokraci te dobet e jo funksionale, me nje klase politike per te cilen synimi kryesor ka qene marrja e pushtetit dhe jo plotesimi i standardeve, nuk ka qene e mundur qe te realizohen zgjedhje te pakontestuara dhe qe te shprehin realisht vullnetin politik te shumices se shqiptareve. Nga viti 1996 e deri tani asnje pale zgjedhje nuk kane arritur standardet evropiane dhe te gjitha kane marre nota kritike nga OSBE-(ODIHR), nga Keshilli i Evropes, nga SHBA e nga BE. Zgjedhjet e lira e te ndershme nuk mund te imponohen nga jashte, as nga NATO, as nga BE dhe as nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Ato duhet te jene produkt i natyrshem e nje mjedisi social e politik demokratik, i nje kulture e ndergjegjeje qytetare qe reflekton edhe nivelin e zhvillimit te nje populli e te nje shoqerie. Prandaj do te ishte gabim te mendohej apriori se meqe tani Shqiperia eshte anetare e NATO-s dhe ka aplikuar edhe per statusin e vendit kandidat ne BE, jane te garantuara edhe zgjedhjet e lira e te ndershme. Shumica aktuale qeverisese ne vend po e perhap kete opinion dhe kerkon ta ktheje ne bindje per shqiptaret e per partneret tane evropiane e amerikane. Mendja pjellore e manipulatorit te madh politik dhe elektoral, dhunuesit sistematik te zgjedhjeve te lira e te ndershme, kryeministrit ne detyre, punon me kapacitetin e jashtezakonshem te nje instrumenti qe prodhon energji negative per te gjetur modele e formula qe synojne tu vjedhin perseri shqiptareve vullnetin e tyre te lire politik dhe te mashtrojne partneret dhe institucionet nderkombetare. Duke ngritur me force kete shqetesim, ne nuk mbjellim fatalitet, por paralajmerojme sa nuk eshte vone, nisur edhe nga filozofia qe buron nga proverbi se "ujku qimen e nderron, por zakonin nuk harron". Ne nuk duhet te lejojme qe ne popull te perhapet fryma pesimiste e disfatiste se Berisha ne pushtet eshte i afte te beje cdo gje qe ta mbroje ate e te manipuloje zgjedhjet.
Ne kemi njemije e nje arsye per t'i fituar zgjedhjet e 28 qershorit dhe do t'i fitojme ato. Por pertej ketij optimizmi te bazuar ne duhet t'u tregojme shqiptareve pse ne duhet t'i fitojme zgjedhjet.
Ne duhet t'i fitojme ato per te mbyllur perfundimisht nje kapitull konfliktual te historise shqiptare, te gershetuar me elemente te luftes se nxehte e te luftes se ftohte, ta clirojme shoqerine shqiptare nga atavizmat komuniste te luftes se klasave dhe ta transformojme ate ne nje shoqeri demokratike evropiane ku konkurrojne idete dhe alternativat e zhvillimit, ku demokracia nuk eshte fiksion dhe ku liria nuk eshte abstrakte.
***
Duke parashtruar nje numer arsyesh pse ne duhet t'i fitojme zgjedhjet nuk do te thote dhe as nuk duhen ushqyer iluzione se fitorja e tyre do te na vije si dhurate e Zotit ose si nje molle e arrire qe do te bjere ne prehrin tone ne momentin e duhur. Sfida jone e madhe elektorale na shtron dy pyetje qe kerkojne pergjigje e zgjidhje: Cfare duhet te bejme ne qe te fitojme zgjedhjet dhe cfare u ofrojme ne shqiptareve qe te na besojne mandatin e qeverisjes se ardhshme te Shqiperise? Ne kemi perballe nje kundershtar politik qe ka ne dore edhe makinerine e qeverisjes se vendit dhe qe ka deshmuar ne keto 18 vite se dashurine per pushtetin e ka kthyer ne kult dhe ne emer te tij behet agresiv, i dhunshem e manipulator i paskrupullt i vullnetit te shqiptareve. Partia Demokratike ka nje industri te perpunimit te opinionit publik qe punon me kapacitet te larte dhe qe ka si lende te pare demagogjine e mashtrimin, genjeshtrat e premtimet boshe, lojen e shifrave dhe spekulimet me rritjen ekonomike e politikat sociale. Ajo po ushtron nje presion te madh psikologjik mbi shqiptaret permes mikrofonave dhe ekraneve televizive per te krijuar pershtypjen e rreme se e ka te sigurt mandatin e dyte qeverises. Kjo trysni shumeplaneshe qe derdhet perdite mbi kokat e shqiptareve nga nje kaste njerezish qe kane marre ne dore gersheret e doktorit, te berberit apo te leshit te dhenve dhe presin shirita punesh te pabera e projektesh infrastrukturore ne sirtar, duhet qe te perballohet nga ana jone me nje strategji e platforme elektorale e qeverisese bindese, konkrete, e thjeshte per tu kuptuar nga njerezit. Atyre u duhet percjelle mesazhi se Demokracia Sociale dhe Aleanca e Progresit per nje Shqiperi ndryshe qe ne kemi krijuar, nuk do te jene nje kopje me ngjyre e alternatives qeverisese te Gerdecit dhe as nje shpure nepunesish militante e axhaminj qe turren pas kryetarit te fisit e me urdher te tij per te plackitur pasurine kombetare e per ta ndare ate edhe me aventuriere e sojseze te tipit serbo-boshnjak.
Koalicioni yne me Partine Socialiste dhe me aleatet e tjere nuk synon nje rotacion te zakonshem pushteti nga e djathta tek e majta sic kemi pare ne keto 18 vjet. Shqiptaret nuk do te gjenin arsye te mjaftueshme per te na votuar me shumice ne rast se ne karrigen e lakmuar te pushtetit nje xhakete blu do te zevendesohej me nje xhakete roze, apo te nje ngjyre te perafert me te. Ne duhet tu deshmojme shqiptareve se kemi nje koncept krejtesisht tjeter qeverises, larg skemave tradicionale te tranzicionit shqiptar dhe sidomos ndryshe nga skema populiste blu dhe qeverise se sherbimeve e te sherbesave. Nje filozofi dhe alternative e re qe eshte ngritur mbi bazen e nevojes per ndryshim eshte e domosdoshme te percohet ne popull me thjeshtesi, urtesi e qartesi qe te ngjalle bindje dhe jo te jete hipokrizia elektorale e radhes, qe te siguroje mbeshtetje te ndergjegjesuar dhe jo nje votim te sponsorizuar e te blere perkohesisht ne tregun elektoral.
Ne do t'u ofrojme shqiptareve me shume siguri e garanci per jeten dhe per pronen. Strukturat shteterore pergjegjese per mbrojtjen e rendit e respektimin e ligjit dhe i gjithe rrjeti i institucioneve te sigurise se vendit do te kthehen nga instrumente te zbatimit te urdheresave partiake ne forca qe udhehiqen vetem nga interesat kombetare dhe ato qytetare. Shqiptaret do te kene me teper siguri ne pune e ne rruge, ne shkolla e ne familje, ne qytete e ne fshatra, diten dhe naten. Lufta kunder krimit ordiner dhe atij te organizuar do te thellohet e do te zgjerohet, jo per te pasuruar statistikat dhe raportet qeveritare, por per te ngushtuar gjithnje e me shume hapesirat e veprimit dhe per te prere burimet e ushqimit te tyre.
***
Zhvillimi dhe prosperiteti i Shqiperise eshte i lidhur ngushte me te ardhmen evropiane dhe euroatlantike te saj. Anetaresimi i Shqiperise ne NATO ishte nje arritje e merituar e te gjithe shqiptareve dhe rrjedhoje e perpjekjeve te te gjithe faktoreve politike, institucionale, te shoqerise civile dhe me gjere. Opozita e sotme ne vitet e qeverisjes se saj kreu volumin me te madh te punes e te detyrimeve te nevojshme ne rrugen e anetaresimit te vendit ne NATO. Kete e dine te gjithe shqiptaret, kete e dine edhe partneret tane euroatlantike. Kete ben sikur nuk e di dhe e mohon zoti Berisha, ashtu sic mohon cdo kontribut e zhvillim qe nuk eshte i lidhur me emrin e tij dhe me qeverisjen e tij.
Ne kemi treguar se kemi qene partnere te denje te NATO-s dhe te tille do te jemi ne edhe pas fitores se 28 qershorit. Me po kete vullnet ne do te vazhdojme te plotesojme angazhimet e detyrimet tona per te merituar nje status me te avancuar, ate te vendit kandidat per anetar ne BE, liberalizimin e vizave per te gjithe qytetaret shqiptare dhe pastaj heqjen e tyre. Vendi i Shqiperise eshte ne familjen e madhe evropiane dhe kete vokacion evropian shqiptaret e kane patur dhe e kane shprehur fuqishem prej kohesh. Por ne nuk mund tu imponohemi evropianeve me standardet tona, jemi ne qe duhet te shkojme ne standardet e BE dhe nuk eshte BE qe duhet te vije ne standardet e Shqiperise. Ndaj edhe burrat e urte evropiane e te Brukselit keshillojne zhvillimin e zgjedhjeve te lira e te ndershme ne 28 qershor si nje gur prove per standardet e maturine e demokracise e te politikes ne Shqiperi.
* Nga fjala e mbajtur dje ne Kongresin e Partise Demokracia Sociale